Padit gjykatën e Durrësit për shpërdorim detyre
22/06/2009 Shtetasi pretendon për anësi të gjyqtarëve durrsakë karshi tij
Prokurori, në asnjë seancë të gjyqit kundër kësaj gjykate
DURRES- Një shtetas nga Durrësi pas dy vjetësh e gjysmë ecejake në dyert e drejtësisë shqiptare ka paditur gjykatën e Durrësit duke e akuzuar atë për shpërdorim detyre. Shtetasi Arif Mezini ka apeluar fillimisht në Prokurorinë e Përgjithshme duke i kërkuar Kryeprokurores Ina Rama të vendosë drejtësinë dhe të gjykojë vendimin e padrejtë të katër gjyqtarëve në Durrës. Konkretisht Mezini ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me atë që ai e cilëson si shpërdorim detyre dhe si veprim të qëllimtë të gjyqtarëve Drita Prençi dhe trupit gjykues të kryesuar nga Shpëtim Reka e ndihmës Eda Kaja e Merita Xhani. Ky shtetas në fillim të vitit 2007 ka paraqitur në gjykatën e rrethit gjyqësor në Durrës një proces civil për pjesëtim pasurie. Për shqyrtim të paanshëm Mezini ka kërkuar që të ngrihen pasuritë që posedonin palët në konflikt, ndërkohë që Prençi ka ngrirë vetëm pjesën e pasurisë së paditësit Mezini. Në të tilla rrethana paditësi ka kërkuar përjashtimin e Prençit si gjyqtare të çështjes së tij, ndërkohë që gjykata e Durrësit cakton një treshe të kryesuar nga Shpëtim Reka. Trupi i dytë gjykues vendos më datë 10 nëntor 2008 që pasuria të pjesëtohet në raportin 70 për qind me 30 për qind duke i lënë Mezinit vetëm 30 për qind të pasurisë me justifikimin se pala tjetër kishte kontribut më të madh në vënien e saj. Mezini ka pohuar se pasuria është vënë në një kohë kur Mezini kishte dy herë më të lartë pagën sesa pala e paditur dhe se aktualisht pensioni i tij ishte më i lartë se rroga e personit ndaj të cilit ka hapur gjyq. Në kërkim të drejtësisë personi në fjalë apelon tek Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa përgjigja negative për Mezinin e shtyn atë të padisë Prokurorinë në gjykatën e Tiranës. Ndërsa gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën në pesë seancat gjyqësore nuk është paraqitur Prokurori. Kjo ka shkaktuar jo pak problem për dhënien e një vendimi lidhur me padinë e këtij shtetasi, i cili është shprehur se do i shkojë deri në fund kërkesës së tij, duke apeluar dhe në Strasburg për të drejtën e tij.