E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi mbyll vitin me 62 gola në 67 ndeshje

Lionel Messi ka pranuar lavdërime gjatë gjithë vitit, përfshirë edhe një të fundit nga trajneri i tij, Pep Guardiola, i cili e ka uruar dhe i ka dhënë pushim “të merituar” sulmuesit argjentinas.

Messi do të kalojë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në Rosario me familjen e tij. “Shfrytëzo pushimin, shtri këmbët. E ke merituar”, i ka thënë Guardiola në mesazhin dërguar lojtarit të tij më të mirë.

Edhe vetë sulmuesi argjentinas është shprehur i kënaqur me vitin 2010, kur ai shënoi 62 gola në 67 ndeshje, me përjashtimit të dështimit të Argjentinës në Kupën e Botës.

“Viti 2010 ishte një vit i mrekullueshëm për mua te Barcelona. Kam luajtur aq shumë ndeshje dhe e vërteta është se kam pasur pak pushim. Ndjenjat janë të jashtëzakonshme. Përveç Kupës së Botës, ky vit ka qenë vërtet i mrekullueshëm”, ka thënë Messi rreth vitit që lëmë prapa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›