E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne negociatat per krizen. Te henen seance e jashtezakonshme e kuvendit

Edhe pse e kanë gdhirë në seancë plenare deri në 5:30 të mëngjesit të së premtes, deputetët nuk kanë mundur të arrijnë në një kompromis për komisioni hetimor të 28 qershorit. Deri të henën, kur parlamenti do të mblidhet sërisht në një seancë jashtë rradhe, negociatorët e dy partive do të punojnë për të arritur  një pikë takimi. Viktor Gumi, Ilir Rusmajli, Fatmir Xhafaj e Damian Gjiknuri negociuan për rreth orës 2:00 për dy formulat e hetimit të 28 qershorit , por pa asnjë rezultat.

“Dy variante: Nëqoftëse pranoni të votoj bashkarisht atë vendim që është votuar një herë nga krau yt unë ju garantoj që tani që shumica do ndërtohet ashtu sic doni ju. Varianti i dytë është ky: Zoti Xhafa shtroi 3 pika, plotësisht dakort për të tria. Unë shtova vetëm një pikë, vendimet e gjykatës kushtetuese dhe kodi zgjedhor dhe në këtë rast shumicën do ta ndërtoni ju, do të përcaktoni ju si do të ndërtohet” tha Berisha.

“Hetimi i materialeve zgjedhor si dhe çdo problem tjetër të lidhur me zgjedhjet përvec çështjeve për të cilat ka vendime gjykate. Ne kerkojmë vetëm një garanci që KQZ në zbatim të këtij vendimi të vërë në dispozicion materialet zgjedhore” tha Ruçi.

19 orët e seancës, që ishte programuar si e fundit e 2010, nuk i shpëtuan traditës së replikave të forta , akuzave personale dhe ironive. Në fund parlamenti miratoi rezolutën 7 pikëshe të PS-së për integrimin si dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqsisë natyrore në Shkodër.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›