E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat fluks ne portin e Durresit. Kthehen 6 mije pasagjere

Ne portin e Durresit eshte regjistruar fluksi me i madh i hyrje-daljeve ne keto ditet e fundivitit. 6 tragete kane sjelle rreth 6000 pasagjere dhe më shume se 1000 autovetura. Fluksi i emigranteve qe vijne per festat e fundvitit ka perkuar edhe me nje rritje te ndjeshme te qytetareve shqiptare qe udhetojne tashme pa viza.

Keta te fundit kane qene ne pritje deri ne perpunimin e pasagjereve te fundit qe kane ardhur nga portet italiane, pasi radhet e tyre jane shtuar ndjeshem per shkak te nje defekti te perkohshem ne sistemin kompjuterik te policise kufitare.

Sherbimet e policise kufitare në bashkepunim me doganen dhe autoritetin portual jane duke punuar me efektiva shtese dhe masa qe jane marre pikerisht per fluksin e ardhjes se emigranteve. Pavaresisht udhetimit pa viza, pala italiane ka kthyer 12 shtetas shqiptare, shumica e te cileve nuk permbushin kriteret e udhetimit pa viza.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›