E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet buxheti i bashkise per vitin 2011

VLORE - Miratohet buxheti i Bashkise se Vlores per vitin 2011. Por miratimi i saj ka shkaktuar debate ndermjet keshilltareve. E prezantuar si e vetmja pike e rendit te dites buxheti eshte kerkuar te diskutohej ne nje date te dyte nga minoranca ne keshill perfaqesuar nga e djathta qendrim ky qe eshte vleresuar teresisht politik nga keshilltaret e se majtes. Te djathtet pohuan se nuk jane zbatuar ligjet nuk jane mbledhur komisionet rregullisht per miratimin e buxhetit. Ata propozuan qe mbledhja te shtyhet per ne 30 dhjetor per te pasur kohen e mjaftueshme te diskutojne me grupe interesi. Kreu i bashkise Shpetim Gjika u shpreh se buxheti ka rritje ne shifrat e investimeve ne arsim sherbimet ne infrastrukture kulture ceshtje sociale etj. Buxheti i sivjetshem eshte konsultuar me te gjitha grupet e interesit eshte marre kontakt i drejtperdrejte i mbi 6 mije qytetareve ku jane parashtruar prioritete tha Gjika. Ne fund buxheti u miratua me 28 vota gjithsej tre prej te cilave ishin te se djathtes. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›