Dështon armëpushimi në Siri, dhjetëra të vdekur mes protestuesve

Në një kohë kur plani i paqes ka hyrë në fuqi dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara po shqyrton mundësinë e dërgimit të vëzhguesve, shumë persona janë qëlluar për vdekje në protesta e djeshme në Siri.
Forcat e sigurisë goditën në ajër për të shpërndarë turmat në disa zona të vendit, por disa prej protestuesve nuk i shpëtuan shënjestrës së armëve.
Vrasja e protestuesve ishte testi më i madh për planin e paqes të propozuar nga Kofi Annan. Ai i kërkoi Këshillit të Sigurimit që të miratojë rezolutën për dërgimin e ekipit të vëzhguesve.