Shkup, sot varrimi i pesë viktimave

Në varrezat në Butel sot do të varrosen pesë viktimat që u vranë natën e së enjtes pranë liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.
Komuna e Butelit ka shpallur sot ditë zie, duke lëshuar flamujt në gjysmështizë, për të nderuar viktimat.
Viktimat janë Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire Triçkovski nga Radishani, të moshës rreth 20 vjeç si dhe Borçe Stevkovski nga Cresheva rreth 45 vjeç.
Në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë edhe kreu më i lartë shtetëror.