Samiti në Kartagjenë, Obama pritet me shpërthime

Një sërë shpërthimesh kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethinat e ambasadës amerikane në Bogota të Kartagjenës, vetëm pak çaste pas mbërritjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.
Policia vendase bën të ditur se dy shpërthime ndodhën fare pranë ambasadës por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Shpërthimet në fjalë u verifikuan vetëm pak çast pasi u ul avioni i Obamës në Kartagjenë.
Mbi 30 liderë ndodhen në qytetin-port për samitin e Amerikave., në të cilin do të diskutohen politikat ekonomike.