Dështon diskutimi për planin rregullues të kryeqytetit
19/09/2009 Mbledhja e këshillit bashkiak, mbyllet pas konstituimit të anëtarëve të rinj
Prezantimi i planit rregullues me video, pezullon mbledhjen
Përzgjidhen anëtarët e rinj që do të jenë pjesë e vendimmarrjes në këshillin bashkiak të Tiranës. Mbledhja e radhës, që u zhvillua ditën e djeshme, është shoqëruar me konstituimin e 10 anëtarëve të rinj, të cilët do të zëvendësojnë ata që fituan mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit. Mbyllja e kësaj procedure ka sjellë mbarimin e mbledhjes me debate të shumta, pa e marrë në rishqyrtim prezantimin e planit të ri rregullues të kryeqytetit. Shkak për këtë është bërë forma e prezantimit të planit rregullues nëpërmjet një videoje nga kontraktuesi i studios, që është marrë me hartimin e planit. Ky veprim është konsideruar nga përfaqësuesit e së djathtës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim si një fyerje që i bëhet jo vetëm këshillit, por edhe banorëve të kryeqytetit, duke anashkaluar rëndësinë që ka ky plan. Sipas anëtarëve, në prezantimin e këtij plani duhej të ishte i pranishëm një zyrtar i bashkisë dhe jo të shndërrohet mbledhja në një sallë kinemaje, ku plani të demonstrohet nga kontraktuesi nëpërmjet një videoje. "Bashkia e Tiranës, që ka bashkëpunuar me zotërinë, le të urdhërojë të na e shpjegojë vetë, të na e shpjegojë drejtoria përkatëse. Nuk funksionon kështu kjo", - ka deklaruar kreu i këshillit Sokol Dervishi, i cili ka sinjalizuar pezullimin e mbledhjen e këshillit bashkiak. "E gjej fare pa vend që ne të dëgjojmë këtë dokumentar dhe dua ta konsideroni, sepse ne s’mund të dëgjojmë këtë, ndërkohë që duhej të ishim duke dëgjuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me cilësinë e kryetarit të KRT-së", - ka deklaruar përfaqësues i PD-së në këshill Ferdinand Poni. Ndërkohë që Njazi Kosovrasti pohoi se anëtarët e KRT-së janë të detyruar të jenë këtu prezentë, veçanërisht prania e kryetarit. Pas këtyre debateve është rënë dakord në mënyrë unanime që të mos vijohet dëgjimi i këtij projektimi, duke e shtyrë për në mbledhjen e radhës. "Mbledhja shtyhet për një datë të ardhshme, në të cilën bashkia duhet të marrë masa shumë serioze për prezantimin serioz. Jo thjesht planin, por edhe vendimin, se ka një vendim KRT-je për këtë", - ka përfunduar kreu i këshillit Sokol Dervishaj. Me ndryshimet e reja të ndodhura si shkak i zgjedhjeve të 28 qershorit, e majta ka humbur epërsinë në marrjen e vendimeve për shkak të aleancës së krijuar ndërmjet së djathtës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë ditëve të ardhshme pritet të merret një tjetër vendim nga drejtuesit e këshillit për mbledhjen e radhës së këshillit, ku do të prezantohet plani i ri rregullues i kryeqytetit së bashku me detajet përbërëse.
Deklarata
“Prisnim një prezantim më dinjitoz, kjo nuk ndodhi. Bashkia kishte parashikuar një prezantim a thua se jemi në dokumentar. Marrëveshja nuk është mes kompanisë kontraktuese, por me institucionin e Bashkisë, ndaj këtu duhej të ishte vetë Rama. Bashkia e Tiranës, që ka bashkëpunuar me zotërinë, le të urdhërojë të na e shpjegojë vetë, të na e shpjegojë drejtoria përkatëse. Nuk funksionon kështu kjo. Mbledhja shtyhet për një datë të ardhshme, në të cilën Bashkia duhet të marrë masa shumë serioze për prezantimin serioz. Jo thjesht planin, por edhe vendimin, se ka një vendim KRT-je për këtë”, - ka deklaruar kreu i këshillit bashkiak Sokol Dervishaj.