Basha: Prioriteti im, lufta kundër krimit të organizuar
17/09/2009 Fillon zyrtarisht punën Ministri i Brendshëm. Zhvillon mbledhje me drejtorët
TIRANE- Menjëherë pas betimin në Presidenti i Republikës Bamir Topi, ministri Lulzim Basha, ka filluar dje zyrtarisht punën pranë Ministrisë së Brendshme. Kreu i sapo emëruar i këtij dikasteri ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë drejtuesit e sektorëve të këtij institucioni, ku ka shkëmbyr me ta prioritetet dhe reformat që duhet të kryejë administrata e këtij dikasteri. Mësohet se në mbledhjen e parë të Lulzim Bashës kanë qënë të pranishëm tre zv/ministrat Iva Zajmi, Genc Strazimiri, Ferdinand Poni, Drejtori i Policisë Ahmet Prençi si dhe drejtues të tjerë që punojnë në seksione të ndryshme. Në takimin prezantues, Lulëzim Basha është shprehur i bindur për vazhdimin e rrugës së reformave që duhet të kryhen gjatë këtij mandati katër vjeçar nga Ministria e Brendshme. Tashmë si numri një i këtij institucioni, Basha ka thënë se prioriteti kryesor i punës së tij, është lufta kundër krimit të organizuar si dhe paisja e të gjithë qytetarëve me karta dhe pasaporta biometrike. Gjithashtu një prioritet tjetër ku Basha u përqëndrua në fjalën e tij, ishte edhe ai i luftës kundër korrupsionit, për të cilin ai i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ahmet Prençit, intensifikimin e punës për uljen e shkallës së këtij fenomeni në administratën publike si dhe në atë private. Një tjetër pikë ku u ndal ministri i sapo emëruar ishte edhe bashkëpunimi me organizmat e huaja që operojnë në shqipëri, siç është ICITAPI apo PAMECA, të cilat prej vitesh kontribojnë për trajnimin dhe reformimin e policisë shqiptare. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga sfidat kryesore të qeverisë shqiptare, e cila në shumë reforma që ka planifikuar, prioritet të veçantë ka edhe fenomenin e kriminalitetit. Mësohet se ky është një nga kushtet kyçe që Bashkimi Europian i ka vënë Shqipërisë, për pranimin e kërkesës së saj në familjen evropiane. Ndërkohë që në mbledhjen e parë të ministrit Lulzim Basha, prioritet iu kushtua edhe masave të emergjencës civile, ku ndihmat për qytetarët e prekur nga reziqet natyrore duhet të jenë tepër të shpejta. Lulzim Basha vjen si Ministër i Brendshëm, fill pas emërimeve të reja në kabinet që bëri kryeministri Sali Berisha, pas zgjedhjeve të 28 qershorit të këtij viti. Në mandatin e kaluar të qeverisë “Berisha”, Basha drejtoi ministrinë e transporteve dhe më pas ministrinë e jashtme, dikaster ky që ai e drejtoi deri në përfundim të mandatit qeveritar.
Administrata në ankth
Ardhjen e Lulzim Bashës në postin e Ministrit të Brendshëm, nuk e kanë pritur të gjithë punonjësit pozitivisht. Shumë prej tyre shprehen skeptikë në punën që ai do të mundë të kryejë gjatë katyre katër viteve, ndërsa disa të tjerë kanë filluar të hamëndësojnë lëvizjet brenda mureve të institucionit. Por ka edhe nga ata që shprehen se tashmë vendin e punës nuk e kanë të sigurtë, dhe se nga dita në ditë mund ti komunikohet urdhëri i shkarkimit. Ndërkohë që një tjetër shtresë e administratës mezi pret për fillimin normal të punës, në mënyrë që të vazhdohet projektet e lënë përgjysëm.