E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, PDK kërkon reflektim politik. LDK: Për krizën, përgjegjëse është partia fituese

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, që do i hap më pas rrugën formimit të qeverisë së re e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e ka marrë ende dritën jeshile, ndërsa akuzat e hedhura mes partive politike tregon se një dakordësi me tyre është ende larg.

Edhe seanca e kësaj të enjte në Kuvendin e Kosovës përfundoi pa sukses në përpjekjen për të ngritur komisionin për votimin e fshehtë të kryetarit të ri të Kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit. Vetëm 55 nga 111 deputetë të pranishëm votuan pro, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Seanca e radhës është caktuar për më 31 maj, në orën 10:30.

Teksa kjo ishte seanca e 23-të që dështoi, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu shqetësim për dështimin e njëpasnjëshëm në konstituimin e Kuvendit dhe kërkoi reflektim nga forcat politike.

“Është për keqardhje që, pas më shumë se një muaji e gjysmë përpjekjesh, ende nuk ka reflektim për të zgjedhur një kryetar që ka shumicën,” tha ai.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kritikoi qeverinë për krizën politike.

“Po punojmë 3 minuta dhe kemi pauzë 48 orë dhe kjo është përgjegjësi e partisë së parë, që ka dal e para në zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha Bajrami.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›