E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon në "Tango" i kërkuari për vrasje

Policia e Fierit ka vënë në pranga një të dënuar për vrasje, i cili ishte shpallur në kërkim që në vitin 1998. Policia e Shtetit deklaroi zyrtarisht se në kuadrin e operacionit "TANGO-1" Seksioni i Krimeve Kundër Personit në Sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Fierit, duke përdorur të gjitha metodat e hetimit special për një periudhë prej pesë muajsh arriti të bëjë të mundur zbulimin dhe dokumentimin ligjor të vrasjes së Astrit Rustemit, ngjarje kjo, e cila ka ndodhur më datë 08 janar 1998, në vendin e quajtur "Baza e Tubave" të qytetit të Fierit. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale rezultoi se autori i kësaj ngjarjeje është shtetasi Alked Biti, 34 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Fierit, me kombësi e shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë. Sipas të dhënave policore, dje rreth orës 12:20 është mundësuar ekzekutimi i masës së sigurisë "Arrest në burg", të datës 12 maj 2008, të Gjykatës së Fierit, ndaj shtetasit Alked Biti, i cili akuzohet për veprën penale të lartpërmendur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur për motive të dobëta.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›