Deshton ne perdhunim, rreh fqinjen dhe largohet
Korce- I hyn ne shtepi fqinjes dhe tenton ta perdhunoje. Pasi i deshton plani, ne perpjekje e siper ka rrahur 25-vjecaren, qe ka bere rezistence ndaj agresorit. Policise i jane dashur kater dite per te hetuar ngjarjen dhe vene ne pranga te dyshuarin Klodian Bregu, 32-vjec, banues ne lagjen nr. 10 te Korces. Hematomat dhe shenjat e dhunes ne trup, te verifikuara gjate ekzaminimeve te eksperteve mjeko-ligjore, kane bindur grupin hetimor qe te aprovoje arrestimin e te dyshuarit mengjesin e dites se djeshme.
Burime zyrtare te policise vendore, konfirmuan se ngjarja kishte ndodhur rreth ores 10:00 te 19 nentorit te ketij viti, ne lagjen nr. 10 te qytetit ku banonte e demtuara dhe i dyshuari. Familjet ishin fqinje me njera-tjetren dhe Klodian Bregu ka shfrytezuar kete fakt, per t'i shkuar ne banese vajzes 25-vjecare per "vizite". Policia nuk identifikoi vajzen qe ra preh e sulmit, e cila ka denoncuar krimin menjehere. Sipas rrefimit te vete vajzes, Bregu i ka shkuar ne shtepi dhe gjate bisedes si fqinj, ka perfituar te kryeje marredhenie seksuale me dhune. Ajo ka refuzuar disa here tentativat e fqinjit, derisa ky i fundit ka perdorur forcen, duke e rrahur paq. Thirrjet per ndihme dhe klithmat e 25-vjecares kane trembur 32-vjecarin, qe pasi ka dhunuar fizikisht fqinjen eshte larguar me shpejtesi.
"Vepra penale eshte konsumuar disa dite me pare, por arrestimi u krye vetem pas sigurimit te provave dhe deshmise se te demtuares",-tha zedhenesi i policise. Vajza ka kryer edhe nje vizite ne spital, ku pas mjekimit ka siguruar raportin mjeko-ligjor per dhunen fizike. Ne trup ka pasur shenja te dukshme te sulmit, por gjate shoqerimit Bregu ka mohuar akuzen e ngritur "tentative e kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune, e mbetur ne tentative". Diten e ngjarjes vajza ka qene e vetme ne banese dhe nuk ka pasur deshmitare.
Bregu: Denoncimi eshte i sajuar
I dyshuari Klodian Bregu, ka pranuar se kishte njohje me fqinjen e tij dhe se kishin biseduar disa here se bashku, por ka mohuar akuzen e ngritur. Ai e ka quajtur nje sajese denoncimin e fqinjes, kurse policia e ka marre kete ceshtje me rezerve, duke kryer arrestimin pas kater ditesh. Tashme do te jete organi i akuzes qe do te hetoje per vepren penale te ngritur ndaj 32-vjecarit, qe nuk e ka pranuar krimin.