E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontingjentet e vjedhjeve, i kthehen plackitjeve

Hajdutet e njohur si kontigjente kriminale, vene ne alarm policine. Pese vjedhje dhe tentativa jane regjistruar ne fundjave, me gjashte autore te dyshuar, njeri prej te cileve i mitur dhe nxenes shkolle. Mes precedenteve bie ne sy ai i Shkodres, ku nje i denuar me pare per vjedhje dhe plagosje, ka tentuar te plackite Kishen e Berdices dhe gjate ndalimit i jane zbuluar nje arsenal armesh te ftohta, qe i mbante per "gjueti".

I dyshuari eshte Sokol Vatnikaj, 39 vjec, banues ne fshatin Oblike. Vjedhja e kishes ka deshtuar, pasi eshte parandaluar nga banoret e Berdices, kurse gjate kontrollit personal Vatnikajt iu gjeten dhe sekuestruan dy kacavida, nje thike dhe nje pale doreza plastike. Vjedhja e dyte eshte shenuar ne nje shkolle te mesme, ku i dyshuari A. D., 16-vjec, nxenes ne shkollen "Demir Progri" ne Korce, ka hyre ne dhomen e nxenesve te tjere dhe ka marre nje kasetofon. Edhe ne Peqin eshte regjistruar vjedhja e baneses se K. S., 53 vjec, ndersa dje u ndalua si i dyshuar Florenc Ballmi, 23 vjec, banues ne Pajove. Kurse ne Korce, dy te denuar me pare per krimin e vjedhjes, jane arrestuar ne flagrance duke plackitur ish-Uzinen e Instrumenteve. Policia tha se akuzoi per "vjedhje ne bashkepunim" Marsel Karafili, 23 vjec dhe Vladi Collaku, 36 vjec, te dy banues ne Pogradec. Rasti i fundit ka ndodhur ne Librazhd javen e kaluar, kur u plackit shtepia e biznesmenit L. A., ne lagjen nr. 2 dhe u moren nga sirtari i dhomes se gjumit 2 milione leke. Pas te dyshuarit Bujar Gurra, dje uniformat blu ndaluan edhe Kastriot Blloshmin, 28 vjec, i dyshuar si bashkepunetor ne krim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›