Tenton flijimin me ilacet e nenes
Devoll- Tenton t'i jape fund jetes duke pire ilacet e nenes se saj te semure. Nje e mitur nga fshati Cangoj, eshte derguar dy dite me pare ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e Korces, kurse mjeket konstatuan se 15-vjecarja me inicialet E. M., kishte pire nje sasi medikamentesh. Burime te policise bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:00 te se dieles, kurse lloji i ilaceve sipas bluzave te bardha kane qene kryesisht qetesues. Shkaqet e ketij akti te mbetur ne tentative, mbeten ende mister pasi prinderit e te mitures deshmuan se vajza ishte e qete dhe nuk kishte probleme te shfaqura, apo zenka ne familje. Ata mohuan ta kishin kritikuar apo dhunuar fizikisht e psikologjikisht, ndersa shkaqet nga grupi hetimor po shihen tek nje depresion i vajzes i momentit, ose zenkat me ndonje shoqe dhe lidhje te mundshme sentimentale. Familjaret e derguan urgjentisht ne spital duke i shpetuar jeten, ndersa e kishin gjetur ne dhomen e gjumit ne agoni. Mjeket e nxoren jashte rrezikut pacienten pas terapise intensive dhe dje gjendja e saj ka qene e permiresuar. Te marre ne pyetje, familjaret kane mohuar te kishin ndonje konflikt me vajzen, porse ditet e fundit ajo ishte mbyllur ne vetvete, pa dhene asnje arsye apo shkak konkret.