Dështon nisma e gjyqtarëve për zgjidhjen e ngërcit në KLD
TIRANE- Dështon nisma e gjyqtarëve për të zgjidhur ngërcin në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nga mos miratimi i projekt ligjit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare.
Konferenca duhet të mblidhet me ligjin e posacëm, por ky ligj ende nuk është miratuar nga Parlamenti pasi duhen dhe votat e opozitës e cila vazhdon të bojkotojë parlamentin deri në hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Mos miratimi i Këtij ligji ka bllokuar punën e sistemit të Drejtësisë në tërësi dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në veçanti, i cili ka 4 vende vakante.
Nga ky takim gjyqtarët do të hidhnin në votim propozimin nëse duhej mbledhur Konferenca Gjyqësore Kombëtare pa ligj apo duhej pritur deri në miratimin e ligjit nga Parlamenti.
Në takimin e sotëm duhej të ishin të pranishëm 181 gjyqtarë, nga e gjithë Shqipëria për të arritur kuorumin e duhur për të hedhur në votim nëse duhej mbledhur Konferenca Gjyqësore pa pasur ende një ligj të miratuar nga Parlamenti, apo duhej pritur deri sa Parlamenti të miratojë ligjin. Por në sallë ishin vetëm 116 gjyqtarë.
Vendimi për të organizuar takimin e sotëm u mor pak kohë më parë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj e morën
pjesë të gjithë kryetarët e gjykatave të të gjitha niveleve, dy shoqatat e gjyqësorit si dhe institucioneve ndërkombetare që kanë dhënë asistencë në lidhje me reformën në drejtësi si EURALIUS, USAID.
(s.g/BalkanWeb)