Policia: Ndalimi i qeseve plastike në protestë, zbatim i ligjit

Ndalimi i qeseve plastike në protestë ishte vetëm zbatim i ligjit, pasi brenda tyre gjendeshin sende të ndaluara. Kështu ka reaguar Policia e Tiranës pasi nuk lejoi disa qytetarë t'i bashkoheshin protestës së vendorëve pa dorëzuar më parë disa thasë të zinj që ata kërkonin t'i merrin në tubim.
Policia në një deklaratë për shtyp thekson se vendimi për t'i marrë thasët këtyre qytetarëve është konform me ligjin. "Policia ka zbatuar ligjin për tubimet. Përpara dhe gjatë zhvillimit të tubimit ka patur përpjekje për të futen qese jo transparente dhe sende të ndaluara", thuhet në njoftimin për shtyp.
Policia njofton se një pjesë e këtyre qeseve jo transparente, të cilat u bllokuan nga policia po u nënshtrohen kontrolleve të specializuar nëse përmbajnë sende të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.