Meta thirrje opozitës: Problemet zgjidhen me dialog, jo me bojkot
DURRES- Zëvendës kryeministri Ilir Meta i ka cilësuar zgjedhjet një argument të mbyllur. I pyetur për bojkotin e opozitës Meta u shpreh se kërkesat e saj janë absurde dhe se rruga e bojkotit nuk është zgjidhje.
“Kërkesa ku këmbëngul në mënyrë absurde lideri i opozitës është tërësisht një kërkesë antiintegrim. Të gjithë komisionerët e PS-së i kanë firmosur, i kanë konfirmuar rezultatet e votimeve dhe të procesverbaleve . Kështu që kjo është një kërkesë që nuk qëndron, është një kërkesë tërësisht absurde” u shpreh Meta.
Në lidhje me decentralizimin, sipas Metës, kreu i bashkisë duhet të ulet dhe ta diskutojë këtë bashkë me kryeministrin
“Është shumë më e thjeshtë që vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, ato pretendime që ka dhe që mund të ketë ti diskutojë me kryeministrin. Por drejt decentralizimit shkohet me dialog dhe ky dialog kërkon edhe argumentat përkatëse. Nuk është bojkoti ai që zgjidh problemet, është dialogu” theksoi zv.kryeministri.
Deklaratat e zv.kryeministrit Meta erdhën pas një takimi të nivelit të lartë në Durrës, në qendër të të cilit ishte pyetësori i Komisionit Europian. Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar të cilët bënë një bilanc të arritjeve të deritanishme dhe asaj cka duhet bërë në të ardhmen në mënyrë që vendi të sigurojë censin e hyrjes në bllokun europian.
(e.n/News24/BalkanWeb)