E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton privatizimi i Albpetrol

Dështon blerje e kompanisë Albetrol prej “Vetro Energy”.
Kjo kompania e cila fitoi tenderin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe u rendit e para duke ofruar shumën prej 850 milon eurosh, nuk mundi të realizojë pagesën e këstit të parë prej 20% te vlerës së ofruar, megjithese afati prej 30 ditesh u shty edhe me një muaj tjeter. Aksioneri kryesor i “Vetro Energy”, Rezart Taci me 51% te aksioneve nuk ka mundur të sigurojë shumën e 170 milionë eurove, te cilat sipas kontrates duheshin paguar brenda afatit prej 60 ditesh.
Kjo duke pasur parasysh se vendimi i qeverisë me përcaktimin “hyn në fuqi menjëherë” është marrë më 3 tetor.
Dy ditë më parë ministri i Energjitikës, Edmond Haxhinasto deklaroi për mediat se kjo çështje nuk është mbyllur dhe po negociohet.
Por cfarë do të bëhet me Albpetrolin?. E konsideruar si një nga asetet me vlerën më të lartë për privatizim, procedurat e deritanishme duket se kanë dështuar. Cfarë parashikon kontrata në një rast të tillë kur fituesi i garës për privatizim nuk respekton afatet ligjore? Ditën e hënë pritet një konferencë per shtyp nga Ministria e Ekonomisë, e cila do te japë qëndrimin e saj zyrtar.
E vetmja gjë e qartë në këtë çështje është që Kompanisë “Vetro Energy” nuk do t’i rikthehet më shuma prej 80 milionë eurosh, e vendosur si garanci bankare nga ana e saj, pasi sipas ligjit i kalon shtetit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›