Misteri i vdekjes se infermieres
Hetimet ndaj vdekjes së infermires që nxorri sekretin e shtatzanisë së Dukeshes së Keimbrxh janë zhvendosur në Australi në Rydges Hotel të Sidney.
Këtu duhet të ndodhen Mel Greig dhe Michael Christian, 2 prezantuesit telefonikë, të cilët ndoshta jo qëllimisht gjenden të përfshirë në një situatë të paimagjinueshme.
Një shaka ndaj infermieres Jahinta Saldanha, që më pas do të ketë pasoja të rënda. Dy prezantuesit flasin me infermiren duke u prezantuar si mbretëresha Elisabeta dhe Princi Çarls, ndërsa kjo u tregon historinë e shtatzanisë dhe më pas njoftohet vdekja e 46 vjecareje, që sipas të dhënave të para bëhet fjalë për një vetëvrasje, megjithatë ende nuk është thëne fjala e fundit.
“Kam folur me prezantuesit, janë të shqetësuar. Nuk do të jap shumë informacione në këtë moment. Shou i tyre për momnetin nuk do të transmetohet në respekt të asaj që më pas rezultoi të ishte një tragjedi”- është shprehur në një konferencë për shtyp Rajs Holleras administrator i radios.
Ndërkohë Skotland Jard ka nisur hetimet. Spitali sqaron se nuk ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj infermieres, e cila është cilësuar një punonjëse e mirë.
Familja mbretërore ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e ndodhur.