Berluskoni kandidon per kryeminister

Kryetari i partisë Populli i Lirisë, Silvio Berluskoni ka deklaruar se do të kandidojë për kryeministër. Deklaratën ai e ka bërë gjatë vizitës në Milanelo ku është takuar me lojtarët e skuadrës së tij, Milan. Berluskoni ka këmbëngulur se rikthimi i tij në politikë ka një objektiv shumë të qartë: fitoren. Ai ka shtuar se nuk hynte në garë për të marrë një pozicion të mirë, por si gjithnjë futet për të fituar. Ndërsa për sa i përket datës së zgjedhjeve është shprehur se 10 marsi i vitit të ardhshëm është më se i përshtatshëm.