E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton serish Gerdeci

Per shkak te avokateve Gjykata e Tiranes ka deshtuar per te shtaten here rresht te vijoje procesin ndaj te pandehurve te tragjedise se Gerdecit ne nje kohe qe gjyqi ndodhet ne kufi te perfundimit te afateve te paraburgimit te kater nga 29 te akuzuar.

Prokurori Altin Dumani i kerkoi gjykates te gjeje mekanizma ne menyre qe gjyqi te mos zvarritet. Por gjykatesi Ridvan Hado tha se i kishte konsumuar te gjitha menyrat e njoftimit por serish avokatet nuk paraqiten.

Gjykatesi Hado tha se ka njoftuar Dhomen e Avokatise por u tregua dyshues se kjo do te funksiononte. Por kreu i Dhomes se Avokatise Maks Haxhia i cili ndodhet ne gjykate si mbrojtes i Mihal Delijorgjit replikoi me gjykatesin duke thene se jo gjithmone kane qene shkaktare te zvarritjeve.

Data 12 nentor ishte fiksuar ne kalendar si dita kur pritej te deshmone administratori i kompanise SAC Patrik Henri por ai mungoi serish per te treten here. Prokuroret e ceshtjes i kerkuan gjykates shpegime per vonesat.

Prokuroret kerkuan qe nese Henry nuk vjen ne Shqiperi per te deshmuar atehere fjala e tij le te degjohet ne gjykate nepermjet video-konferences praktike kjo e ndjekur edhe ne disa procese gjyqesore te meparshme po kaq sensitive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›