E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Asambleja Protesta ne gjithe vendin per transparence zgjedhore

UPDATE- Protesta te fuqishme ne te gjithe vendin me synim transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit si e vetmja rruge per daljen nga kriza politike. Ky eshte nje nga vendimet e marra sot ne mbledhjen e Asamblese se PS-se e cila nisi punimet sot ne oren 11.00 dhe i perfundoi ato rreth ores 14.00.

Ne mbyllje te takimit deputeti Blendi Klosi njoftoi per mediat se PS fton te gjithe te pakenaqurit nga qeverisja Berisha te mblidhen dhe te protestojne se bashku kunder qeverise deri ne largimin e saj.

Data e nisjes se protestave i lihet ne dore tryezes se Opozites se Bashkuar- tha Klosi pa bere te ditur kohen e nisjes se tyre.

Asambleja e PS-se ka nisur me kerkesen e kreut te socialisteve Edi Rama per nje minute heshtje per 4 vogelushet e Sukthit qe humben jeten ne mjerim dhe erresire. Asfiksi te ngjashme me kete e ka quajtur Rama asfiksine sociale qe shkakton politika e perditshme shqiptare qe nuk do te degjoje qytetarin dhe nuk respekton vullnetin e tij.

Per kreun e opozites nuk mund te kete as ndryshim te kodit zgjedhor e as zgjedhje te
tjera pa u garantuar me pare transparenca e zgjedhjeve.

Rama e ka bere te qarte edhe njehere se oferta e opozites eshte tashme e qarte dhe shkon ne linje me oferten e PE-se per hetimin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e lira i duam per lirine e te gjitheve. Nuk kemi qene maksimaliste ne kerkesen tone kemi ofruar zgjidhje kompromisi per krizen nuk kemi hequr dore nga tranparenca por kemi qene te hapur per te modifikuar qendrimin per qellimin. Prandaj duhen hetuar kutite e materialeve per te zgjidhur krizen dhe realizuar transparencen. Nuk kerkojme fletet e votimit por na mjaftojne kutite e materialeve zgjedhjore dhe te gjitha informacionet e nevojshme ne permbajtje te cdo kutie qe duam te hetojme- tha Rama.

Sipas tij kjo Asamble vjen pas dy vendimesh te permbledhura ne mesazh te plote Shqiptaret kalojne pa viza kurse qeveria e Berishes mbetet ne provimin me te rendesishem. Sipas Rames tentativat e shumellojta te Saliut sollen si pasoje shuplaken me te rende qe Brukseli i ka dhene Shqiperise ne keto 20 vjet.

Ai theksoi se Berisha nuk e genjen dot me Europen me krimin pronat parlamentin qe nuk funksionon nderkohe qe Topalli sipas tij model te vetem te autoritetit ka kryetarin e koopreatives ku ka punuar e persekutuar.

Eshte koha te shohim per nje seance te jashtezakonshme te kuvendit per kete deshtim te madh ne rrugen e integrimin nismen e mosbesimit te kryetares si pengese e identeifikuar nga PE dhe nisme mosbesimi per kete meriton edhe kreu i qeverise- tha Rama.



Krahas ceshtjeve organizative te partise nje tjeter pike e nxehte e diskutimeve do te jete dhe kerkesa e deputetit te Partise Socialiste Bashkim Fino per votebesimin e Kryesise dhe sekretariatit te partise. Ne piken e fundit te rendit te dites ku jane parashikuar diskutime te ndryshme ish-sekretari Organizativ ne PS do te kerkoje ne baze te statutit te partise qe te votebesohen dy prej strukturave me te rendesishme ne seline roze.



Per kete qellim ai ka filluar mbledhjen e firmave per te paraqitur kerkesen tek kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Sic edhe eshte shprehur ne daljen e fundit per mediat deputeti socialist do te kerkoje sipas nenit 33 te statutit votebesimin e ketyre strukturave per shkak se vete kryetari Rama nga muaji gusht pas zgjedhjeve te 28 qershorit kerkoi votebesimin e vet. Pervec kesaj ai ka argumentuar se diten e sotme do te kete nje ngjarje se riperterihet Asambleja Kombetare ku futen kryetaret e rretheve automatikisht ne Asamble. Sipas ketij arsyetimi ai thote se duhet te kete nje votebesim Kryesia dhe sekretaret. Nje tjeter shqetesim i shprehur nga ish-sekretari Organizativ eshte fakti se personat te cilet jane ne lidershipin socialist me statusin e emerimit ne cdo vend qe dalin ne media dalin me titull. Kur keta nuk me perfaqesojne mua sepse del dhe godet politikeberjen e PS-se atehere pse duhet ta mbajne kete titull.

Sipas nenit 43 te statutit 1/3 e anetareve te AK-se i kerkojne kryetarit te PS-se te behet votebesimi dhe ai eshte e detyruar te miratohet nga Asambleja - theksoi deputeti i qarkut te Fierit. Ai shtoi se ka edhe nje rruge tjeter neni 27 ku te drejten per te ndryshuar per te heqe dhe per te vene e ka kryetari i partise. Sipas tij jane dy mundesi shume te hapura. Une per shkak te njohjeve qe kam do ta trajtoj kete problem. Ka shume individe qe do te me perkrahin. Ka ardhur koha ose te rreshtohemi te gjithe bashkerisht per te fituar ose kush nuk do te punoje te mos vije te punoje me ne - deklaroi deputeti i grupit parlamentar Socialist. Ne kete linje votebesimi i strukturave socialiste pritet te jete nje debat i nxehte ne mbledhjen e sotme te Asamblese Kombetare.

Neni 43
Votebesimi
1. Te zgjedhurit ne te gjitha nivelet e forumeve drejtuese te partise i nenshtrohen votebesimit te zgjedhesve te tyre. Te drejten e iniciatives per mocion mosbesimi e ka perkatesisht 1/3 e anetareve te partise 1/3 e anetareve te OS Asamblese Socialiste te bashkise / komunes Asamblese Kombetare dhe Kongresit te Partise.
2. Mocioni i mosbesimit ndaj drejtuesve te partise ne nivel vendor iniciohet ne rastet kur
a. me vendim te KGS provohet se ne veprimtarine e tyre ka shkelje te renda te Statutit te Partise
b. demton rende me veprime e qendrime imazhin e partise
3. Kerkesa per votebesim ne OS dhe ne Asamblene Socialiste te bashkise / komunes shqyrtohet dhe behet ekzekutive brenda 15 diteve ne Asamblene Kombetare te PSSH ne mbledhjen e radhes ndersa ne Kongres brenda 2 muajve nga dita e paraqitjes se saj me shkrim. Per shqyrtimin dhe marrjen e vendimit per votebesim respektohen procedurat sipas te cilave eshte bere edhe zgjedhja.
I votebesuar quhet ai ose ajo qe merr me shume se 50 plus nje te votave te vlefshme te anetareve te pranishem ne mbledhje.
4. Dy muaj para zgjedhjeve vendore ose zgjedhjeve te pergjithesime dhe 3 muaj para Kongresit nuk paraqiten mocione mosbesimi dhe nuk zhvillohen votebesimi.
5. Modalitetet per paraqitjen e mocioneve te mosbesimit dhe per votebesim percaktohen me rregullore te vecante qe miratohet nga Asambleja Kombetare e PSSH-se.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›