Topalli Heqja e vizave realizim i endrres
Bashke kemi filluar betejen ne vitin 1945 bashke e kemi fituar betejen ne vitin 1991 bashke me ju kemi fituar vendimin e 8 Nentorit. Kemi punuar fort kemi bere reforma te guximshme ndoshta shume te tjere nuk e mendonin se do te vinte dita qe ne do te trajtoheshim me dinjitet dhe do ishim te lire per te shkuar ne ato vende ku secili prej jush ka familjaret. Pa dyshim qe gjate rruges ka pasur pengesa. Ka pasur perpjekje nga dikush qe nuk donte qe te vinte kjo dite. Jane perfaqesues te atij blloku qe pasi vrane djem e vajza te reja ne kufi i terhoqen me litar pas makinave edhe ne vitin 1990. Jane ata qe i cuan ne burgje dhe internime keto vajza e djem te rinj. Ndaj dhe sot jam shume e gezuar qe e festojme bashke me ju kete moment historik u shpreh Topallli.
Kryetarja e kuvendit tha se ishte e kenaqur qe me miratimin ne parlament te reformave te qeverise Shqiperia sot vleresohet si vendi qe heqjen e vizave nuk e mori si dhurate por si nje vendim te merituar.