Deshton takimi i gjyqtareve

Duke qene se ne sallen e Akademise se Arteve nuk u mblodhen as gjysma e trupes gjyqesore, me nje numer prej 110 gjyqtaresh nga rreth 300 qe jane gjithsej mbledhja e humbi qellimin e saj per te votuar per konferencen per te perfunduar ne nje seance kater oreshe me gjyqtare te percare ne dy grupe.
Duke ju referuar kushtetutes njeri grup mendon se konferenca mblidhet vetem me ligj te posacem dhe tjetri se konferenca mblidhet edhe pa ligj.
Megjithe mbledhjen qe premtonte nje debat juridik edhe per ceshtje te tjera qe shqetesojne gjyqesorin shqiptar koha me e madhe e takimit u harxhua per konferencen dhe fare pak gjyqtare ngriten edhe ceshtje te tjera te mprehta per gjyqesorin si buxheti i ulet, perfaqesimi dhe mbrojtja e gjyqtareve, imazhi i tyre dhe largimi i te korruptuarve nga radhet e gjykatesve.