E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Gati për plotësimin e pyetësorit të KE-së

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu pohon se administrate shqiptare është e gatshme për të plotësuar pyetsorin e Komisionit Europian për anëtarësim në BE, i cili pritet të mbërrijë së shpejti.
E pranishme në një takim me ekspertë kroatë, bregu tha se Ministria e Integrimit ka përcaktuar planin e plotë të punës, afatet dhe përgjegjësitë respektive për plotësimin e pyetësorit.
Në këtë linjë, ministrja Bregu theksoi se parësore gjatë plotësimit të pyetësorit do të jetë saktësia dhe shpejtësia.
Ndërsa kryenegociatori kroat, Vladimir Drobnjak, i cili po ofron ndihmë në përgatitjet për pyetsorit u ndal te fushat kryesore dhe kriteri politik.
"Ne jemi sot këtu për të ofruar ndihmën dhe eksperiencën tonë për plotësimin e pyetesorit të Komisionit Europian . Për të ndihmuar administratën shqiptare kemi sjelle tre grupe ekspertesh të fushave të ndryshme, të cilët do t'ju përgjigjen pyetjeve tuaja.Pasi është koha e negocimit për të gjetur bashkëpunimin e duhur në Integrimin e Shqiperisë në BE.", u shpreh ai. Më tej, kryenegociatori kroat tha se "Duhet të punoni në mënyre operative për t'ju përgjigjur me sukses pyetjeve të Komisionit Europian dhe për këtë duhet shfrytëzuar eksperienca e miqve europianë".
Në takimin me ekspertët kroatë, ishin të pranishëm ministra dhe përfaqësues të lartë të administratës shqiptare, të cilët shprehën gadishmëri për të ndarë eksperiencën në plotësimin e pyetësorit.
Në plotesimin e pyetësorit të Komisionit Europian janë përfshirë të gjitha ministritë, dhe 13 institucione të pavarura duke përfshirë edhe Parlamentin.
Koordinimi i këtij procesi do të bëhet nga zyrtarë të lartë, në nivel ministrash, ndërkohë që administrata do të jetë e angazhuar me kohë pa limit deri në përgjigjen e plotë dhe me korrektësi të këtij pyetësori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›