Protesta, Rama: Berisha ka zhytyr vendin në batak

Me moton "Të drejta sipas ligjit" punonjës të bashkive opozitare në gjithë vendin po përpara Kryeministrisë, kundër cënimit të Kushtetutës dhe ligjit për autonominë vendore.
Ndonëse protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 11:00, ajo ka nisur me 45 minuta vonesë, për shkak se sipas tyre, punonjës të bashkisë janë penguar pranë hotel "Dajtit" nga policia për të mos iu bashkuar protestës. Sipas punonjësve, mbi ta është ushtruar dhunë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama tha në fjalën e tij se dje policia shkeli të drejtat e 18 punonjësve të bashkisë duke i shoqëruar ata. "Dhe kur i telefonova për arsyet pse u ndaluan, mori përgjigjen se kështu ka ardhu koha", argumentoi ai. Sipas Ramës këta punonjës po mblidhnin disa thasë me mbeturina në mënyrë simbolike për dekorin e mitingut të sotëm. Rama tha se opozita dhe bashkia është shpallur nga kryeministri kupola e mafias në Shqipëri. "Pushteti ka bërë shtetin leckë, duke lëshuar mbi ne akuza", theksoi ai. Sipas Edi Ramës ekonomia ka rënë, shteti i së drejtës ka rënë ndërsa pushteti është qesharak dhe nuk tremb dot askënd. Megjithatë, sipas kreu të bashkisë së Tiranës, tashmë po fillon epoka e demokracisë.
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi tha se kjo protestë është evropiane, është një protestë për të ruajtur demokracinë lokale, ndaj duhet të vazhdojë derisa të fitojë. Sipas tij, 1 mijë biznese janë drejt falimentimit.
Kreu i Bashkisë së Patosit, Badhyl Meli pohoi se politikat e qeverisë kërkojnë të shtrëngojnë ekonominë e qytetarëve. Sipas tij, së bashku me vendorët protestojnë edhe biznesmenët për rritjen e taksave. Ai tha se në dy vitet e fundit për bashkinë e Patosit, buxheti nuk është rritur as 1 përqind.
Kreu i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi theskoi se kjo protestë veçse kundër cënimit të autonimisë zhvillohet edhe për të mbrojtur biznesin i cili po shkon drejt falimentimit. Ai tha se buxheti ka qenë selektiv për bashkitë e majta. Ai shtoi se qeveria aktuale nuk ka një program antikrizë.
Kryebashkiaku i Pukës, Rustem Struga, u shpreh se bashkia e tij drejtohet prej socialistëve prej disa vitesh, dhe kjo nuk i ka pëlqyer asnjëherë PD-së. Sipas tij, në Pukë 30% e popullsisë janë të papunë dhe 25% e tyre janë me ndihmë ekonomike. Struga tha se prej 4 vitesh bashkia vuan mungesën e fondeve. Ai tha se duhet t'i jepet fund disktiminimit të vendorëve.
Numri 1 i bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, tha se sot çdo bashki rrezikon zhvillimin normal, bizneset rrzikojnë falimentimin për shkak të politikave të kësaj qeverie. Ai tha se qeveria po cënon seriozisht buxhetin e bashkive.
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime tha se ulja e granteve për bashkitë ka një objektiv të qartë politik, kërkon konfliktin në administratën e bashkisë, sepse kërkon një numër më të ulët punonjësish. "Ulja e grantit na shkëput edhe me donatorët sepse kemi lodhur kontrata ku jemi bashkëfinancues me 30 %, por me uljen e buxhetit ne nuk financojmë dot më", tha ai. Sipas tij, buxhetit të bashkisë i mungojnë 25% të të ardhurave për pastrimin e qytetit, për shpenzimet për jetën kulturore të këtij qyteti.
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u shpreh se protesta e vendorëve është legjitime, është për të mbrojtur qytetarët, dhe për të mbrojtur autonominë e tyre.
Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë së Vlorës theksoi se në protestën e radhës do të vijnë 20 mijë qyetarë të Vlorës. "Ndaj as mos t'i shkojë ndër mend Sali Berishës t'i cënojë ata", tha ai. Gjika shtoi se vendorët janë më të vendosur se kurrë për t'i thënë jo uljes së rolit të qeverisjes vendore. "Ështe e pafalshme që reforma e decentralizimit në vitet 2005-2009 nuk ka ndryshuar, por bashkia ka më pak autoritet", pohoi ai.
Dje opozitarët zhvilluan protestën para godinës së Radiotelevizionit Publik Shqiptar, ku kërkuan largimin e drejtuesve.