E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton trafiku i droges, atentat agjentit

Tirane - Gjysme kilogram heroine do te kembehej me dy kilogram hashash. Ky ka qene pazari qe ju ka kushtuar prangat dy personave, dje ne Koder Kamzes gjate operacion te koduar "Apollon", nga forcat e antidroges ne policine e kryeqytetit. Nje prej te arrestuarve ka tentuar te largohet nga vendngjarja duke kundershtuar efektivat e policise, si dhe ka tentuar qe te qellojne me arme nje agjent te antidroges.

Nuk kane kaluar me shume se 48 ore nga dy operacionet me te fundit antidroge ne Tirane e Vlore, ne vazhden e operacioneve, rreth ores 13:00 te dites se djeshme specialistet e Seksionit Kunder Narkotikeve ne bashkepunim me Njesine operacionale prane Policise se Tiranes finalizuan operacionin e koduar "Apollon". Gerion Grabovaj, 22 vjec, student prane ne universitetin Kristal, ne degen e juridikut si dhe bashkepunetori i tij, Arben Sulka, 42 vjec, shites ne nje pike me materiale ndertimi, jane dy personat e vene ne pranga. Sipas burimeve arrestimi i tyre u be i mundur ne saje te informacioneve te marra ne rruge operative. Menjehere Grabovaj dhe Sulka jane vene nen pergjim per tre jave me radhe si dhe jane ndjekur nga agjentet, te cilat kane zbuluar edhe vendin ku do te shkembehej droga. Dy te arrestuarit kishin gjetur si pike shkembimi te droges nje rrugice ne Koder Kamez, ndersa si orar kishin vendosur oren 13:00 pasi ne ate zone nuk kalonte asnje person. Agjentet e antidroges mesohet se i kane lene dy te rinjte qe te takohen me njeri-tjetrin, dhe gjate momentit qe ata kane shkembyer qeset ne te cilat ndodhej sasia me lende narkotike, i kane arrestuar ne flagrance. Sipas burimeve gjate momenteve te arrestimit , 42 vjecari Sulka ka tentuar te largohet nga vendngjarja. Mesohet se ai ka nxjerre pistoleten e markes Zastava, te cilen e kishte fshehur ne brez, si dhe ka tentuar te qelloje mbi agjentin e antidroges, por koleget e tij e kane mundur ta mberthejne duke i vene me pas dhe prangat. Nga hetimet paraprake te kryera nga policia ka rezultuar se droga do te shitej ne tregun vendas. Ne kuader te ketij operacioni u be i mundur sekuestrimi i nje sasie prej rreth 500 gram lende narkotike heroine, 2 kg lende narkotike hashash. Gjithashtu policia ka sekuestruar 1 pistolete e markes Zastava, te cilen Sulka e mbante pa leje, 30 fisheke te kalibrit 7.62 mm, 2500 euro dhe 100 000 leke te perfituara nga shitja e lendes narkotike, 1 peshore manuale, 1 automjet tip Fiat Punto me targe AX 351 PG, si dhe 4 aparate celulare. Te gjitha materialet hetimore ne ngarkim te ketyre shtetasve i kaluan per hetime te metejshme prokurorise per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike" dhe "kundershtim te punonjesit te policise". Burimet kane shtuar se Sulka dhe Grabovaj do te merren ne pyetje ne ditet ne vazhdim ne lidhje me prejardhjen e sasise se lendes narkotike qe dispononin dy te arrestuarit. Nga ana tjeter policia ka nisur hetimet edhe per bashkepunetore te mundshem te tyre ne kete aktivitet, por edhe per aktivitetin kriminal te meparshem.

500 gram heroine do te shkembehej me 2 kilogram hashash diten e djeshme ne Koder Kamzes, sipas pazarit te bere midis dy pronareve te lendes narkotike, te cilet rane ne pranga gjate momentit te shkembimit te droges.

Hetimet

Dy te arrestuarit ishin vene ne hetim tre jave me pare pas informacioneve te marra ne rruge operative. Sipas burimeve te gjitha bisedat telefonike te kryera nga numrat telefonike te tyre jane pergjuar nga agjentet e antidroges, pergjime te cilat do te perdoren ne cilesine e proves materiale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›