E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi fton biznesin kinez per investime ne Shqiperi

Pasi ndoqi ceremonine e festimit te 61-vjetorit te Republikes Popullore te Kines Presidenti Topi u pershendet nga afer dhe komunikoi me perfaqesues te larte te ftuar dhe organizatoret vendas te cilet e shoqeruan ate pergjate gjithe veprimtarise.

Presidenti theksoi se pas rritjes reale te standardeve ekonomike ne Shqiperi klimes pozitive per investime dhe kushteve e mundesive te favorshme fiskale ky eshte momenti i duhur per ti zhvilluar akoma edhe me mire marredheniet dhe shkembimet ekonomike-tregtare mes Shqiperise dhe Kines ne fusha te tilla si infrastruktura energjetika turizmi etj.

Kryetari i Shtetit vuri ne dukje gjithashtu se garancia dhe siguria qe Shqiperia ofron per investitoret e huaj eshte gjithnje e me e madhe dhe se pala shqiptare ke vullnetin e duhur politik per te lehtesuar te berit biznes. Ne mirepresim investimet e huaja dhe ne kete drejtim kemi shprehur e deshmuar angazhimin tone maksimal theksoi Presidenti Topi - por per kete duhen projekte konkrete zhvillimi dhe bashkepunimi.

Gjate vizites ne Ekspo Shangai 2010 Presidenti Topi u ndal ne menyre te posacme ne Pavijonin shqiptar te ketij panairi ku nen moton Rritu me ne jane ekspozuar prodhime dhe informacione te detajuara nga vendi yne.

Kryetari i Shtetit takoi dhe i uroi sipermarresit shqiptare per arritjen e tyre te pjesemarrjes dhe te perfaqesimit ne Ekspo Shangai 2010 te cilet me iniciativen e tyre u bene pjese e kesaj ndermarrjeje te rendesishme boterore qe me plot te drejte mund te quhet kartevizita e Shqiperise ne bote Presidenti Topi vleresoi suksesin e tyre dhe vuri ne dukje se ai eshte nje kontribut me vlere per rritjen e marredhenieve ekonomike-tregtare mes Shqiperise dhe Kines ne interes te ndersjelle te dy vendeve dhe popujve tane.

2010-10-01 0918

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›