Presidenti Topi fton biznesin kinez per investime Shqiperia ofron siguri
Presidenti i Republikes Bamir Topi ka ftuar biznesin kinez te investoje ne vendin tone duke i garantuar ata per klimen e bashkepunimit dhe per mbeshtetje.
Gjate vizites se tij ne Kine ne ceremonine zyrtare te festimit te Dites Kombetare te Kines ne Ekspo Shangai 2010 presidenti theksoi se pas rritjes reale te standardeve ekonomike ne Shqiperi klimes pozitive per investime dhe kushteve e mundesive te favorshme fiskale ky eshte momenti i duhur per ti zhvilluar akoma edhe me mire marredheniet dhe shkembimet ekonomike-tregtare mes Shqiperise dhe Kines ne fusha te tilla si infrastruktura energjetika turizmi etj.
Garancia dhe siguria qe Shqiperia ofron per investitoret e huaj eshte gjithnje e me e madhe dhe se pala shqiptare ke vullnetin e duhur politik per te lehtesuar te berit biznes- tha Topi duke shtuar se Ne mirepresim investimet e huaja dhe ne kete drejtim kemi shprehur e deshmuar angazhimin tone maksimal.