Dialog ne Diten e Pavaresise
Nga Mehmet Kraja
A ishte pavaresia e Kosoves ideal i njerezve qe u sakrifikuan per kete vend? A eshte kjo zgjidhja ideale per te gjithe ne? Kosova e pavarur e ka substancen e lirise, por i ka edhe mungesat e saj historike dhe pragmatike... Cdo ngjashmeri me personat reale, te perfshire ne kete diskutim, eshte e qellimshme
Une: Dole te festosh Diten e Pavaresise?
Ai: Jo. Dhe mos me pyet pse.
Une: Pikerisht desha te te pyes: Pse?
Ai: Me mire mos ta ftillojme kete muhabet. Eshte pune e ngaterruar. Mjafton ta kuptosh se une nuk dua te jem pjese e turmes, pjese e atyre qe i ka perfshire deliri i nje kremteje te improvizuar dhe pa permbajtje.
Une: Pra, nuk deshiron te jesh pjese e turmes. Ky eshte qendrim i shtire intelektualist... Pak refuzim, pak cinizem...
Ai: Jo, nuk behet fjale per cinizem e refuzim. Behet fjale per permbajtjen, per substancen. Permbajtja eshte e deformuar. Vete substanca eshte cinike. Eshte... si me thane... sikur perpiqesh te shartosh nje dege kumbulle mbi trungun e nje molle. Madje edhe me keq. Synon te shartosh historine ne nje dege te larget, ne nje dege qe e ka te veshtire te beje fruta, por edhe nese ben, frutat e saj nuk do te kene shije, sepse behet fjale per hibrid. Pra, pse mos ta themi hapur: historia jone nuk duhej te mbaronte as te mbyllej ne kete pike. Eshte e panatyrshme, eshte kunder logjikes se gjerave, kunder logjikes historike. Popujt qe kane shkuar kunder rrjedhes historike, kane arritur me shpejt te fatkeqesia e vet.
Une: Por ne nuk kemi shkuar kunder rrjedhes...
Ai: Ne nje menyre, po. Nese nuk kemi shkuar kunder historise, kemi shkuar kunder natyres se gjerave.
Une: Ky eshte interpretim marksist i historise, eshte materializmi historik qe nuk te lejon t'i shohesh gjerat ne nje kontekst me te gjere, ne lidhjen e tyre shkak-pasoje, ku futen dhe ushtrojne ndikim edhe faktore te tjere. Pastaj, askush nuk thote se ka mbaruar historia.
Ai: As une nuk thashe se ka mbaruar historia, them se ka mbaruar nje kapitull i saj.
Une: Megjithate, ky nuk eshte kapitull i shemtuar, as fatkeq. Substanca eshte liria. Modalitetet jane ceshtje pragmatizmi.
Ai: Pragmatizmi eshte gracke per cdo ideal. Ata burrat e Vlores nuk besoj se menduan per pragmatizem, kur e shpallen Shqiperine e "mosvarun" me 1912. Edhe te ne, po i shikove edhe nga kjo distance, autonimistet dalin me pragmatike se integralistet dhe indipedentistet.
Une: E kishim fjalen te substanca...
Ai: Po. Te liria. Edhe kermilli eshte i lire ne zvarritjen e tij, por liria e tij eshte liri kermilli, ama!... Ti e di mire, permasat e lirise jane te levizshme. Varen nga synimet e njeriut, nga idealet.
Une: Edhe nga mundesite.
Ai: Ideali eshte lufte kunder konformizmit, kunder kufizimeve qe i krijojne mundesite ose pamundesite. Qe te jem i qarte: une ne jete gjithmone kam synuar me shume se c'ofrojne mundesite.
Une: Qenke i deshperuar. Nuk flas per deshperim emocional, flas per deshperim racional. Kjo eshte nje gracke intelektuale, ne te cilen njerezit bien shpesh...
Ai: Jo, nuk jam i deshperuar, jam i zhgenjyer. Une kam synuar me shume, kam luftuar per kete dhe tani, pas kaq kohesh, shoh se gjerat kane shkuar neper nje rruge tjeter... Pervec kesaj, sa here qe ndryshon moti dhe behet ftohte, me dhembin ato dy brinjet, qe m'i kane thyer dajak, sepse kerkoja bashkimin kombetar.
Une: Atehere, zhgenjimi ardhka nga fakti se pavaresia e Kosoves eshte bere pa ty, se ky nuk ka qene ideali yt, se nje enderr kolektive eshte realizuar pa pjesemarrjen tende...
Ai: Jo, nuk jam aq egoist. Zhgenjimi qendron diku tjeter: Pikerisht te nje vetedije kolektive e permbysur. Dalin njerezit, bertasin neper rruge, cirren, ograisen dhe askush nuk iu thote se e kane huq fillim e fund. Pervec kesaj, ne diskutimet publike askush nuk del te thote se pavaresia e Kosoves nuk eshte rezultat i nje procesi historik, por i nje procesi politik afatshkurter. Pra, eshte dicka johistorike.
Une: Por eshte faktike, eshte reale, eshte me shume se nje enderr. Eshte e prekshme. Nuk eshte iluzion. Ne kete pike, perparesia qendron ne anen e atyre qe e pranojne kete realitet.
Ai: Gjepura. Njerezit pas nje kohe do ta kuptojne se kane gabuar ne llogarite e tyre. Fundja, po ia hoqe njeriut endrrat, synimet e medha, idealet, ai animalizohet. I sheh si duken njerezit? Jane shfytyruar. Jane babezitur. Ngjajne me bisha, qe duket sikur do ta shqyejne kete vend. Pse? Sepse nuk sundohen nga asnje idealizem, nga asnje qellim i lartesuar. Kosova e pavarur nuk eshte asgje ideale, madje eshte nje gracke per mendjet e kthjelleta dhe lirine e pakufizuar te deshirave njerezore.
Une: Me duket se shkuam larg. Pavaresia e Kosoves nuk hyn ne domenin e shqyrtimeve filozofike. Eshte dicka me e thjeshte, eshte tokesore. Nuk eshte paradigme filozofike, qe duhet te shpjegoje te gjitha problemet tona ekzistenciale.
Ai: Po, ke te drejte. Eshte alibi per pamundesite tona dhe asgje me shume se kaq, njesoj sic eshte alibi per spiunet, per tradhtaret e te gjitha ngjyrave... Meqe ra fjala, e kam nje komshi qe ka bashkepunuar me te gjitha pushtetet. Vjet, me 17 shkurt, desh e cmendi lagjen me fishekzjarre. Sivjet beri te njejten gje. Duke e pare si sillet dhe cfare ben, erdha ne perfundim se pavaresia e Kosoves eshte sendertim tipik i idealeve te tij.
Une: Jo, jo, nuk...
Ai: Prit! Nuk thashe se ai e beri. Por ai, fqinji im, ndihet komod, eshte i kenaqur, madje me duket sikur i perqesh te gjithe ata qe ne jete jane munduar te bejne dicka ndryshe. Mire, do te thuash, patriotizmi eshte ndjenje fisnike, por eshte cak i fundit i te gjithe laperdhareve, matrapazeve, pra i krejt funderrines shoqerore. Kete e kane thene te tjeret, te cilet i kane kaluar shume kohe para nesh keto ngushtica historike. Mua nuk me shqeteson kjo. Mua nuk me shqeteson as anarkia e vlerave morale. Mua me shqeteson ndalja e ores. Eshte ndalur koha, eshte ndalur historia, jane zhbere idealet. Pse? Sepse beme dicka qe nuk eshte qellim i lartesuar, por eshte pragmatizem politik.
Une: Mire. E leme me kaq. Tani ngrihu, se do te shkojme ne shtepine time, qe ta vazhdojme kete muhabet. Kam raki Skrapari. E di qe te pelqen.
Ai me pa ne sy, me buzeqeshi miqesisht dhe eci dy hapa para meje. Pastaj u kthye. Maskara, me tha. Titist, qe feston pavaresine e Kosoves me raki Skrapari. Enverist, ia ktheva, por qendrova ne kembe, perball tij, pa ditur se cfare t'i thosha me shume. Ai ma futi doren nen krah dhe per nje kohe ecem rruges pa folur.
Ne Prishtine tashme kishte filluar te binte mbremja e 17 shkurtit.