Destabilizimi latent i Shqipërisë
Secili prej nesh po përballet sotme një realitet që vjen e bëhetgjithmonë e më shumë paradoksal,i pakuptueshëm, veshur me njëmjegull që shtrembëron edhe gjykimin më të mprehtë kur tenton ta depërtojë atë: sa më e vështirë bëhet mbijetesa, sa më ulëritëse bëhet padrejtësia shoqërore, sa më shumë zhytemi si individë dhe si shoqëri në batakun e degradimit qytetar, aq më të forta bëhen pozitat e Qeverisë, aq më të mëdha bëhen fitoret politike të saj, aq më të qeshur bëhen qeveritarët, aq më arrogantë njëkohësisht, mospërfillës, madje, aq më të sigurtë që do të marrin përsëri votat e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Është një nga situatat më të çuditshme që një vend i kontinentit ka përjetuar ndonjëherë: sa më thellë hyn një popull në territorin ku mbaron demokracia dhe fillon regjimi autokratik, aq më “legjitime” bëhet Qeveria e tij, aq më e sigurtë në qeverisjen e saj. Madje, edhe më shumë se kaq. Të gjithë jemi dëshmitarë që, në krijimin e këtij paradoksi politik, shoqëror, madje edhe ekonomik, qeveria e këtij vendi as nuk është kujdesur për të fshehur atë që bën, përkundrazi, nuk lë rast pa e provokuar popullin e saj, pa i treguar haptazi se ata, shqiptarët, zotërit e vendit, para se të jenë të tillë, duhet të jenë shërbyes të qeverisë. Vrasjet e Gërdecit, vrasjet e bulevardit, ndarja e pushtetit të PD me “njeriun e videos”, janë provokime të hapura, cinizëm, humor i zi, perversitet në fund të fundit. Përmes tyre Qeveria duket sikur kërkon tamam të provojë se sa i mban kurrizi këtij populli. Dhe kurrizi stërmadh i shqiptarëve ka demonstruar jo vetëm sot, por në krejt ekzistencën e tij, se, ashtu si kurrizi stërmadh i një kafshe prehistorike, ka një lëkurë të trashë, izoluese, përmes së cilës është zor të ndjehen poshtërsitë që kryhen mbi të. Rasti i propozimit të një mjerani me emrin e shkruar në regjistrat e Sigurimit famëkeq të shtetit diktatorial si kandidat për postin e kryetarit të shtetit të sotëm demokratik, në kushtet kur propozuesit (krerët e PD) e dinin shumë mirë këtë fakt, sepse pikërisht në bazë të tij e kishin larguar këtë njeri nga qeverisja e parë e PD, tregoi tragjikisht qartë se Qeveria e këtij vendi nuk ka më masë kur i provokon qytetarët e saj. Nëse nuk do të ndodhte dorëheqja e z. Hoxha për shkak të presionit të opozitës, shqiptarët do të kishin sot në krye të shtetit një njeri me emër të lënë në dosjet e Sigurimit të Shtetit, madje edhe njëzet vjet pas rrëzimit të këtij të fundit! Sa herë që shqiptarët do ta shihnin në darkë kryetarin e shtetit t’i fliste kombit të tij të urtë, hija e Sigurimit do t’u shfaqej edhe njëherë, si dikur, në gjumë, dhe shqiptarët përfundimisht do të hynin në terrin e fatit tragjik që nuk mund të ndryshohet. Hija e Sigurimit të dikurshëm do t’iu konfigurohej në subndërgjegjen e tyre sa herë të mbështesnin kokën në jastëk, të ngrënë apo me barkun bosh, duke e fshirë kufirin, të ndërtuar me kaq mundim këto njëzet vjet, midis dy botëve. Çdo natë do t’iu pëshpëriste në vesh se ai, Sigurimi, u kthye sepse e thirrën shqiptarët, se shqiptarët i ka marrë malli jo vetëm për atë kohë, por edhe për atë, kryesorin, që e krijonte kohën, që lëvizte akrepat e saj. Dhe ky mall nuk është ashtu kot. Është si malli për padronët, një mall që i pushton të gjithë, shqiptarët dhe padronët e sotëm të shqiptarëve. Qartësisht, shqiptarët e duruan edhe provokimin për të patur kreun e shtetit me emrin e shkruar në regjistrat e Sigurimit, dhe heshtën përsëri. Thika nuk ka depërtuar lëkurën e trashë, çka do të thotë që Qeveria mund të vazhdojë të provokojë edhe më rëndë popullin e saj.
* * *
Në Shqipëri, të paktën në pikëpamjen e stabilitetit politik, ka një ekuilibër që pasqyrohet në faktin që njerëzit nuk dalin në rrugë për të rrëzuar qeverinë dhe po në këtë mënyrë, qeveritarët “kanë lejen” të vazhdojnë të qeverisin kundër interesave të tyre, madje edhe t’i provokojnë rëndë qytetarët e këtij vendi pa asnjë pasojë te pushteti që kanë. E gjithë kjo ka një histori, në kuptimin që ky ekuilibër nuk u krijua sot, përkundrazi, për ta krijuar atë është punuar prej vitesh nga qeveritarët e këtij vendi. Si çdo ekuilibër tjetër, edhe ai në politikën shqiptare ka natyrë dinamike. Historia e qeverisjes së PD apo e koalicioneve të saj ka qenë historia e vendosjes së ekuilibrave të një niveli gjithmonë e më të ulët, dmth, stabiliteti i vendit është ruajtur duke ulur nivelin e demokracisë, pra, duke pranuar të keqen gjithmonë e më shumë, duke u mësuar gjithmonë e më shumë me të. Jo shumë kohë pas vitit 2005 u pa qartë që në Shqipëri u krijua një konflikt midis profilit të lartë demokratik të njerëzve të thjeshtë, ëndrrave dhe pritshmërisë që ata kishin ndaj qeveritarëve të tyre dhe profilit tragjikisht të ulët të qeveritarëve, i cili erdhi dhe u formua shumë shpejt për shkak të mënyrës se si u bënë të tillë: nga listat, apo nga vullneti i njëshit dhe jo për shkak të kontributit, çka bëri që shumë shpejt të shndërroheshin në “ikona” të korrupsionit. Një konflikt i tillë mund dhe duhej të krijonte një disbalancë të mjaftueshme për të bërë zgjedhje të reja dhe rivendosur një ekuilibër të ri, pra, duke e mbajtur vendin larg destabilizimit. Në fakt nuk ka ndodhur kështu dhe të gjithë e dinë këtë. Për të ruajtur ekuilibrin e rrënuar, pra, për të mos shkuar as në zgjedhje të reja dhe as në destabilizim të vendit, gjë që patjetër do të vinte si pasojë e përplasjeve dhe trazirave popullore, kjo qeveri ka punuar intensivisht, pa pikën e moralit, pa pikën e patriotizmit, që të ulë nivelin e balancës, nivelin e demokracisë; që përballë saj të ketë një turmë në vend të një populli të përgatitur për demokraci. Një nga shembujt më esencialë për të ilustruar këtë është masivizimi (liberalizimi) i arsimit të lartë. Është naivitet të mendosh që masivizimi i arsimit të lartë është thjesht një akses më i gjerë që qeveria i jep rinisë për të studiuar në universitet. Ashtu duket, por nuk është. Masivizimi (liberalizimi) është thjesht një mënyrë për të ulur nivelin qytetar të rinisë, sado paradoksale të duket kjo. Masivizimi i arsimit të lartë po vret qytetarin e ardhshëm të këtij vendi në kuptimin që një masë e madhe të rinjsh po shkollohen pa e merituar atë, në rrugë të paligjshme, ashtu si nuk do të duhet të formohet një i ri. Po krijohet një brez i “rrahur”, i cili, meqë nuk i ka marrë gjërat sipas meritës, po zhvillon një personalitet të dyshimtë, po kultivon servilizmin dhe mungesën e integritetit, duke hequr dorë nga moskonformizmi, reagimi rinor, sinqeriteti, forca e rinisë në një sistem demokratik në përgjithësi. E gjithë kjo e ka ulur cilësinë e tyre si qytetar, i ka shndërruar në njerëz që kanë gjithmonë diçka për të humbur nëse e kundërshtojnë qeverinë. Kështu ndodh kur qytetari ka punë me spitalet; akoma më shumë kur ka punë me drejtësinë. Në të gjitha këto raste ai e lë dinjitetin e tij diku jashtë derës dhe vetëm si qytetar i një vendi demokratik nuk hyn brenda saj.
* * *
Që të ruajë balancat, të sheshojë “reliefin” që krijohet vazhdimisht midis profilit gjithmonë më të lartë qytetar dhe profilit gjithmonë më të ulët politik e moral të qeveritarëve, çka është një shkak potencial për trazira popullore, pra, që të mos ta çojë vendin drejt tyre dhe të humbë në këtë mënyrë pushtetin, Qeveria nuk ka preferuar korrigjimin e vetvetes, as lëshimin e pushtetit, përkundrazi, rrënimin e qytetarëve, dhe nëpërmjet tij, vendosjen e demokracisë në nivele gjithmonë e më të ulëta. Ajo ka bërë ç’është e mundur që të ulë profilin qytetar të popullit, ta detyrojë atë t’i ngjajë më shumë turmës se qytetarëve të organizuar. Ndërgjegjja popullore ka rënë në kufij tragjik dhe mungesa e reagimit popullor, degradimi demokratik i qytetarëve, ka ndihmuar për qeverisje edhe më të zeza, më të korruptuara. Kështu kanë ndjekur njëra- tjetrën të dy anët e balancës apo stabilitetit në Shqipëri: Qeveria që bën ç’është e mundur të ulë standardin demokratik të popullit të saj dhe ky i fundit që, për shkak të degradimit demokratik, pajtohet me Qeverinë që punon kundër interesave të tij. Aq sa sot mund të thuhet që kjo balancë ka prekur fundin.
* * *
A mund të vazhdohet në kërkim të një balance gjithmonë e më të ulët? Ku do të duhet të jetë tabani poshtë të cilit nuk mund të shkohet? Kur politikanët e Evropës flasin për 12 pikat si kushte për afrimin e Shqipërisë me Evropën, ata kanë parasysh pikërisht ngritjen e nivelit të balancës ekzistuese në vend. Megjithatë ata gabojnë rëndë në pikën se plotësimi i kushteve, pra, ngritja e nivelit të balancës politike në Shqipëri, është një çështje e vullnetit të klasës politike. Mua nuk më rezulton kështu dhe vështirë se edhe ndërkombëtarët besojnë në ato që thonë. Qeveria e këtij vendi nuk i plotëson kriteret, sepse nuk mundet t’i plotësojë ato. Nuk mundet, nuk do të thotë që nuk ka vullnet. Nuk mundet do të thotë që demokracia është rrëzuar aq shumë saqë është vështirë të gjenden mjetet e ngritjes së saj pa destabilizuar vendin, rast në të cilin qeveritarët tanë humbin pushtetin. Ja pse, në një pikëpamje realiste, Shqipëria është në kushtet e një destabilizimi potencial, specifik, që nuk duket në sipërfaqe. Një destabilizim i fshehur, por akoma më shumë se kaq. Një destabilizim latent, që si pllakat gjeologjike poshtë sipërfaqes, poshtë këmbëve tona, pret vetëm një ngacmim, një goditje, për të lëvizur dhe çliruar një energji nën fuqinë rrënuese të së cilës kërkush nuk do ta uronte të ndodhej. Mjetet për ta vënë atë nën kontroll nuk do të mund të jenë “të buta”, produkt intelektualësh. Ato do të duhej të ishin mjete force, mjete brutale, verbëri turmash, muskujsh, sy njerëzish që nuk bëjnë dritë dhe që nuk kanë asgjë për të humbur. Sepse demokracia e rrënuar ka prodhuar jo vetëm një profil të ulët të qytetarëve të saj, por ka krijuar edhe turmën e sharlatanëve dhe të inkriminuarve që mbajnë pushtetin e sotëm në këmbë dhe që do të jenë të interesuar për dhunën nesër. Që të mos jetë kështu nesër, qytetarët e këtij vendi duhet të veprojnë sot. Dhe jo sepse kështu ka thënë ambasadori amerikan.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)