Një rrugë për 100 vjet!
Popullit shqiptar i është dashur të luftojë gjithnjë për të ruajtur gjuhën, kulturën, lirinë dhe pavarësinë. Ai pushoi së kërkuari ndihmë atyre që nuk ditën t’ia njohin rëndësinë dhe fuqinë e tij të brendshme. U bashkua me ata, Shtetet e Bashkuara, dielli që lind andej nga perëndon. E bëri dje, po e bën dhe sot. U afrua me bijtë e atyre që artikuluan shekuj më parë se liria nuk është privilegj, që të drejtat njerëzore janë të lindura dhe qëndrojnë në themel të çdo të drejte, të provuara si maksima dhe të përcaktuara si precedentë. Mbi parimin e lirisë qëndron ajo që edhe të mesmit edhe ata më të dobëtit janë po aq të titulluar, sipas ligjeve të pandryshueshme e të pakundërshtueshme të Zotit dhe natyrës, për të gëzuar të njëjtat liri sa dhe më të mëdhenjtë. Këto fjalë janë të shënuara në Kushtetutën e Themeluesve, të thëna nga Xhon Adamsi, President i dytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kohën e Luftës Revolucionare të udhëhequr nga gjeneral Xhorxh Uashingtoni, Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Shqipëri, faza nacionaliste e zhvillimit e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe e fillimit të shekullit të njëzetë, kaloi pa prekur disa etapa. Nuk u kryen transformimet që karakterizuan këtë periudhë në vendet e Europës perëndimore e në një farë shkalle ato të Europës qendrore, madje edhe në mbretëritë ballkanike. Kjo për arsye se nacionalizmi luajti rol tejet të vogël tek paria vendase, e cila duke qenë e dominuar nga pronarët e mëdhenj të tokave, ishte ngaherë dyshuese ndaj çdo reforme ekonomiko-shoqërore.
Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror në periudhën para luftës u përqendrua kryesisht tek pjesëtarët e parisë dhe në numër të kufizuar tek elementë jo aristokratikë, liberalë dhe konservatorë. Ndërsa pjesa tjetër e popullatës, shumica e së cilës ishte fshatare, u margjinalizua në shkallë të ndryshme. Në veçanti margjinalizimi preku fshatarësinë, që jetonte në kushte fare pranë feudalizmit. Gjatë periudhës së konsolidimit të shtetit shqiptar, pas 1925-s, infrastruktura ende ishte pothuaj jo ekzistuese. Po ashtu ishin kujdesi shëndetësor dhe arsimimi në vend, parakushte këto për zhvillimin dhe përparimin kombëtar. Ngritja e nivelit kulturor dhe profesional e popullsisë në shkallë vendi ndodhi vetëm pas çlirimit dhe duke e krahasuar me ritmet e përparimit të periudhës së para çlirimit, gjithashtu duke marrë parasysh kushtet e vështira dhe peripecitë që karakterizuan kohën pas lufte, rezultatet e arritura ishin të jashtëzakonshme. Kjo tregon që populli shqiptar zotëron kapacitete të shkëlqyera, prandaj shkaktarët e mijëra zvarritjeve dhe pengesave në udhën e përparimit janë faktorë të tjerë të jashtëm dhe të brendshëm.
Ajo që ndan përfundimisht parinë vendase të periudhës para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri nga paritë tradicionale të Europës perëndimore, është politika tregtare e mbispecializimit, që ajo zbatoi në dëm të interesave kombëtare. Edhe pse paria shqiptare qëndronte në pozitat më të privilegjuara të shoqërisë së asaj kohe, në përgjithësi nuk qe në gjendje të ngrihej mbi pozitat që zotëronte për sa i përket vizionit politik, ekonomik dhe intelektual. Ajo duke mbetur në pozitat e oportunizmit të ngushtë të xhepit, bëri që ekonomia kombëtare shqiptare të mos qëndronte kurrë mbi këmbët e veta, që nga shpallja e pavarësisë deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Si rezultat i politikave të tilla ekonomiko-diplomatike të ndërthurura me ndërhyrje të pandërprera në punët e brendshme nga vendet përreth, shteti shqiptar nuk arriti të konsolidohej plotësisht gjatë kësaj periudhe, edhe pse sistemi ishte të paktën në thelb kapitalist. Transformimet rrënjësore ndodhën pas çlirimit, ku forcimit të shtetit dhe mobilizimit masiv të popullatës iu kushtua rëndësi e veçantë. Shqipëria arriti në shkallë të lartë pavarësi politiko-ekonomike, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial. Por këto arritje u shënuan nëpërmjet vendosjes së diktaturës, që preku parimet themelore të lirisë së individit me humbje të të drejtave të njeriut; dhe zbatimit të parimeve të ekonomisë së përqendruar, që parandaluan në tërësi avantazhet e shumanshme të modelit kapitalist.
Kështu është përparuar me ngadalësi, duke qenë nën trysni të pandërprerë, duke ndërtuar me mund e me djersë, ca herë mbi rrënoja, herë të tjera mbi ngrehina të lëna pas. Sot, në fazën e zhvillimit demokratik, të afruar me miq dashamirës, janë plotësuar shumë mungesa të mëparshme. Kështu ecim në rrugën e aspiratës europiane, por të mos harrojmë eksperiencat nga e kaluara. Koha nuk pret dhe ne nuk duhet t’i presim gjërat gati. Dashamirësit të mos harrojnë gabimisht çmimin që kemi paguar për qëndresën vetëmohuese, në kohërat më të vështira, në emër të lirisë, atëherë kur liria humbiste dhunshëm në Europë e gjetkë. Njerëzit e shëndoshë, parimorë, nuk u rrahin shpatullat miqve sa janë të pasur e të fuqishëm, vetëm që më pas t’i lenë në baltë atëherë kur mbështetja nevojitet më shumë se kurrë. As nuk ndërtohen, as nuk garantohen dot marrëdhëniet kuptimplota, duke përforcuar ata që popullin e shohin me sy, por jo me mendje e zemër, pavarësisht cilit krahu politik t’i përkasin. Sharlatanëve tregojuni vendin se po na prishin punë e jo t’i justifikoni orë e çast.
Historia e popullit shqiptar është përplot me eksperienca të pasura e të shumëllojshme, prandaj edhe çështja nuk qëndron se kur do t’i bashkohet ky vend familjes europiane, por se si do të hyjë në mesin e popujve, ky popull i vogël por dinjitoz. Pra, kur të vijë ajo ditë, populli shqiptar duhet të hyjë kryelartë dhe i barabartë me popujt e tjerë, ashtu siç e meriton. Sepse ky popull është në gjendje të nxjerrë figura madhore dhe zotëron kapacitete të jashtëzakonshme. Këta nuk mund të trajtohen ndryshe përveçse duke ia njohur meritat dhe kontributet me vërtetësi dhe drejtësi. Dashamirës: njihini njerëzit e shëndoshë e të pastër, përfaqësuesit e denjë e të vërtetë të popullit, ata që kanë sakrifikuar dhe po sakrifikojnë për shoqërinë, për parimet që na bashkuan, dhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e miqësisë së mirë, që me aq mund është rivendosur.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)