Dhunoi familjarët e ish-gruas dhe u dogji shtëpinë, dorëzohet në Polici ish-dhëndri: S’e bëra unë, e ka stisur vjehrra
Haki Bajrami i dyshuari kryesor për djegien dhe dhunimin e vjehrrës së tij në Llakatund është dorëzuar ditën e sotme në Polici.
Në deklaratën e tij Bajrami ka thënë se e gjithë ngjarja është e stisur nga vjehrra e tij. Ai mohoi akuzat për djegien e shtëpisë dhe dhunimin e vjehrrës, duke theksuar se e gjithë ngjarja është sajuar nga vetë ajo.
"Se dogja unë shtëpinë, ngjarjen e ka stisur vjehrra", tha ai.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në fshatin Llakatund ku ish-dhënri nga Kosova, Haki Bajrami, kishte shkuar në shtëpinë e nuses. U raportu se ky shtetas kishte rrahur familjarët e ish-bashkëshortes si dhe kishte djegur shtëpinë e tyre. Shkak për këtë ngjarje u tha se ishte bërë një martesë e prishur.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit H. B., 51 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim.
Shtetasi H. B. dyshohet se më datë 29.04.2023, në bashkëpunim me shtetasin G. B. (i arrestuar më parë), kanë tentuar të vrasin shtetasen e moshuar L. F. dhe nipin e saj të mitur (ish-vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit H. B.), duke i dhunuar ata dhe duke i vënë qëllimisht zjarrin banesës ku ndodheshin këta 2 shtetas.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
