Detaje nga shpërthimi në objektin e Postës në Zveçan

PRISHTINË, 1 prill /ATSH/ Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje për shpërthimin e dy granatave të dorës në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan.
Sipas Policisë, më datën 01.04.2025 rreth orës 00:20 person/a të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.
“Si pasojë e shpërthimit të njërës granat janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Njësitet policore relevante pasi kanë dalë në vend të ngjarjes kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer, ku në lidhje me këtë njësitë policore, paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa banoret janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive, kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar. Njësia anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njofitm, duke theksuar se Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon te qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.
“Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit”, thuhet në njoftim.
/Kosovapress/