E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shekerinska: Bashkëpunimi NATO-BE, çelësi për stabilitetin në Ballkan

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e Natos, Radmila Shekerinska, ka deklaruar se bashkëpunimi mes Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Bashkimit Evropian ka rezultuar produktiv për rajonin e Ballkanin.

Pas takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Peter Sørensen, Shekerinska ka theksuar se vijim i bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Është kënaqësi të takohem me Peter Sørensen, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun. Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkrua Shekerinska në rrjetin social X.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›