Deti kërcenon tokën

Sipas eksperteve ky quhet erozion detar, i cili vjen nga gërryerja normale e ujit si pasoje e mungesës së mbrojtjes së tokes por edhe nga rritja e nivelit te deteve si pasoje e ngrohjes globale. Fatin e ketyre bunkereve sipas ekspertëve mund të kenë së shpejti edhe dhjetëra hotele qe jane ndertuar vetem disa metra larg vijes se ujit.
Ne studimin e kryer per erozionin eshte saktesuar se ndertimet por edhe gerruerja e shtreterve te lumenjve po rrisin siperfaqet e tokes te prekura nga erozioni, dhe shtojne rrezikun nga permbytjet.
Kreu i qeverise Sali Berishës pasi eshte njohur me studimin ka kërkuar nderprerjen e te gjitha lejeve per shfrytezimin e lumenjve dhe nisja e nje fushate per pyllezim intensive te vijes bregdetare.
“Paraqet nje situatë emergjente në brigjet e vendit që kërcënon mijëra kilometra katrorë tokës
sistemet e mbrojtjes jo vetëm që nuk ekzistojnë po janë sistemet e shkatërrimit”, u shpreh Berishë.
Ekspertet kane saktesuar se stacionet hidrometeorologjike jane jashte funksionit dhe monitorimi i siperfaqeve te tokes kerkohet te kryhet 2 here ne vit.