E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Për 3 vite do të rindërtohen të gjitha shkollat

Deklaratat e tij u bënë gjatë përurimit të shkollës 9-vjeçare në komunën e Farkës së Vogël, një investim prej rreth 60 milionë lekë. Kreu i qeverisë theksoi se "në total në Farkë janë investuar 8 milionë euro, kundrejt vetëm 400 mijë euro që janë investuar 8 vite me radhë në këtë komunë".

Gjatë fjalës së tij, Berisha informoi se "janë mbi 1 100 shkolla të cilat u ndërtuan nga e para, apo u rindërtuan dhe qeveria është e vendosur që në 3 vitet e këtij mandati të përfundojë ndërtimin dhe rindërtimin e çdo shkolle në Shqipëri".

"Asgjë nuk do të na ndalë për të bërë që fëmijët tanë të ulen në shkolla moderne evropiane, të cilat të kenë laboratorët më moderne, kabinetet e internetit, sikundër zotimi ynë që çdo shkollar të ketë kompjuter në shtëpi do të shndërrohet në realitet gjatë këtij mandati", tha Kryeministri Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›