Berisha: Opozita të bashkëpunojë për imunitetin
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, u shpreh se maxhoranca aktuale ka propozuar që në vitin 2005, miratimin e ligjit për heqjen e imunitetit dhe akuzoi opozitën se është bërë pengesë në këtë drejtim.
“Me ardhjen në pushtet në 2005, paraqitëm ligjin për heqjen e imunitetit në tërësi dhe sërish forca tjetër politike e kundërshtoi. Kur opozita bëhet pengesë është fatkeqësi. Sot pas 5 vitesh nga paraqitja e këtij ligji, uroj që Partia Socialiste, të ketë reflektuar. Ky ligj shkoi në Komisionin e Venecias dhe ka shqyrtime. Ne ofrojmë zbatimin e cilës alternativë që do të paraqesë Partia Socialiste”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi më tej, se edhe nëse do të duhej të ndryshohej Kushtetuta në këtë drejtim, do të ishte në interes të qytetarëve shqiptarë. “Edhe sikur ndryshimet kushtetuese të bëheshin do të ishte një shërbim i madh që do t’iu bëhej qytetarëve. Në Shqipëri, nuk duhet të ketë asnjë njeri që të mbrohet nga imuniteti”, u shpreh kryeministri.
Duke folur për luftën ndaj korrupsionit, kreu i qeverisë tha se nga lufta ndaj këtij fenomeni janë “shpëtuar” 5.1 milion dollarë katër vitet e shkuara nga katër vitet e mëparshme.
“Pa këtë betejë, nuk do të ishte e mundur ndërtimi i rrugës së Kombit, anëtarësimi në NATO, ngritja e pagave dhe pensioneve dhe shumë reformave të tjera. Kjo betejë është e pa ndërprerë dhe vazhdon në rrafshin e penalizimeve”, tha gjithashtu.