Deti nxjerr ne breg peshkatarin e humbur
Trupi i peshkatarit Besim Nallbani, qe u mbyt dy jave me pare ne bregdetin verior te Durresit, u gjet mesditen e djeshme nga kalimtare te rastit. Deti nxori ne breg kufomen, pikerisht ne vendin nga 45-vjecari ishte nisur per peshkim mbremjen e 23 janarit te ketij viti. Familjare te tij mberriten dje ne bregdetin shkembor te Kallmit, rreth 6 kilometra ne veri te qytetit te Durresit dhe identifikuan kufomen. Burime nga policia e Durresit bejne te ditur se ne mushekrite e 45-vjecarit u gjeten sasi te medha uji, duke vertetuar vdekjen si pasoje e mbytjes. Banori i lagjes numer 15 te qytetit, kishte dale per te peshkuar me nje barke te vogel me rrema. Nje dite me pas u gjet vetem barka, ndersa kerkimet per gjetjen e trupit te tij nuk dhane asnje rezultat. Ne operacionin e kerkim-shpetimit u angazhuan motovedeta e "Guardia di Finanzia", dragamina M111 e Marines Ushtarake Shqiptare dhe helikoptere. Nderkohe qe prej nje jave figuron i zhdukur edhe Faik Idrizi, peshkatari 55-vjecar nga fshati Karpen i Kavajes.
K.J