E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet dhe grabitet kambisti

Keti Jaupi
Masakrohet dhe grabitet nga tre te rinj ende te paidentifikuar kambisti. Ndersa ka qene duke zbritur shkallet e pallatit, ne lagjen nr. 17 te Durresit, ku dhe banonte, Bashkim T., eshte sulmuar befasisht, duke iu grabitur edhe canta ku mbante 2 milione leke te reja ne valute e leke. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 06:30 te mengjesit te djeshem, nderkohe qe 59-vjecari ka perfunduar me demtime te renda e pa ndjenja ne spitalin e qytetit bregdetar. Burime zyrtare te policise thane se kane kryer shoqerimin e 30 personave qe njihen si kontingjent krimesh, por ende nuk ka asnje te ndaluar. Vete i demtuari e ka pasur te veshtire te dalloje fytyrat, pasi eshte sulmuar sapo ka zbritur ne katin e pare.
Denoncimi eshte regjistruar vetem nje ore pas sulmit makaber. Gjate marrjes ne pyetje, kambisti 59-vjecar ka deshmuar se kishte dalluar tre hije dhe se ishte goditur me grushte e shkelma, nderkohe qe i kishin marre edhe sasine e lekeve qe mbante ne cante prej 2 milione lekesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›