E Diel, 1 Nëntor 2026

Detroit, arrestohet arabi, kishte në bagazh tenxhere me presion

Një shtetas arab u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në Detroit pasi autoritetet thanë se ai bëri një deklaratë të rreme mbi çështjen se për ç’arsye kishte me vete një tenxhere me presion.

Hussain al-Kwawahir u ndalua të hënën në Detroit nën akuzat se ishte duke përdorur një pasaportë me një faqe të zhdukur dhe kishte gënjyer agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare amerikane.

Tenxhere me presion të mbushura me pluhur shpërthyes u përdorën në shpërthimet në maratonën në Boston muajin e kaluar, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur më shumë se 250.

Autoritetet thonë se al-Kwawahir fillimisht tha se e solli tenxhere për nipin e tij, që është student universiteti në Ohajo. Më vonë ai e ndryshoi deklaratën e tij prandaj  dhe u arrestua për deklaratë të rreme.

Autoritetet amerikane thonë se arabi mbërriti të shtunën në aeroportin e Detroit në një fluturim nga Arabia Saudite nëpërmjet Amsterdamit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›