Detyre ne art detyre ne shtepi

Une doja te beja filma artistike por bera vetem dokumentare. Verejtje kurre nuk me hoqen sepse e dija cfare me kerkohej. Per te bere filma artistik duhej te rrije jashte familjes per 4 muaj kurse per nje dokumentar vetem 4 jave larg e isha prape ne shtepi per larjet shpelarjet hekurosjet radhet e qumeshtit. I njihni radhet ne komunizem Kisha nje vjeherr te semure 85 vjece burri bente pune te renda femijet ishin ne rritje. Per dokumentare kam bere nja 100 per Skenderbeun 1912-en e Pavaresise 1924 e Revolucionit te Qershorit per ajupin e Riza Ceroven per Tefta Tashkon e Odise Paskalin per Beratin tim e shume te tjere. Pastaj dola ne pension jo zemra jo mosha...
E megjithate kemi bere maksimumin e mundshem.
Historite nga ish kinostudio mbyllen gjithmone me nje fjali qe perligj rrefimet e personazheve ka bere thjesht detyren. Kjo fjali vendimtare gjithmone ka nje e megjithate...
Art si detyre jete si detyre. Po krijimi Mendimi lirimi i vetes Keto ane te humanizmit ishin po aq tabu sa nje grua me pantallona ne sheshxhirim me pese burra. Rasti i regjisores Marianthi Xhako 1936. Tre dokumentare te sajet realizuar ne vitet 1959-1975 u shfaqen dje ne AQSHF.
Puna juaj ne tre kohe te ndryshme qe pame sot ka nisur me dokumentarin mbi Beratin Qyteti i 1000 dritareve 1959. Dallohej si pune studentore per didaktiken dhe sinqeritetin per paanshmerine ne qendrimin ndaj historise i larmishem nga kendveshtrimi etnografik e antropologjik i nje qyteterimi.
Kam pershkruar jeten e gjalle te nje qyteti antik. shte qyteti im i lindjes. Kisha mbresa nga feminia isha rritur me legjenden e Tomorit dhe Shpiragut isha rritur me ato rrugica qe i doja. Kur isha studente ne Moske gjithmone enderroja beratin tim. Pastaj vitin e fundit ma dha ideja qe une diplomen ta mbroja me nje film dhe ky te ishte qyteti im i lindjes qe une e njihja. Duke xhiruar me dilnin gjera te reja. Jemi ne vitin 1959 akoma kishat mbusheshin me besimtare. Ishte qytet sa i vjeter dhe ri ndertohej dhe rindertohej.
Ojektet e kultit jane shume te pranishme. Pati dokumentari me vone pengesa per tu shfaqur e qarkulluar
Jo eshte shfaqur. Sepse aty jane te pranishme si vepra arti piktura e Onufrit. Pas vitit 1967 filloi lufta kunder objekteve te kultit. Me raste eshte shfaqur pas ketij viti me fragmente. Berati ka qene qytet qe e donte fene. Filmi eshte pare me interes sepse paraqiste objekte te lashta te rralla dhe sidomos vepra te Onufrit. Afresket ishin te famshme dhe njerezit kishin kuriozitet.
shte filmi juaj i pare dhe eshte me pak propagande.
Patjeter sepse jemi ne vitin 1960 filmi nuk ka asnje fjale per partine vetem per jeten e re.
Te reportazhi nga Kurbneshi dhe portreti mbi mjeken e fshatit ju vete gjeni mosperputhje te tekstit me historine qe tregon imazhi
Filmi dokumentar ishte i politizuar skajshem dhe kalonte shpesh ne skematizem po ne mundoheshim te benim me te miren. E tregonim heroizmin e klases punetore po edhe emri i partise duhej thene. Po prape e lartesonim punen e tyre e ngrinim ne piedestal.
Reportazhi paraqet ne te vertete nje ferr te minatorit ju bente pershtypje kjo gje
Kam qene 40 dite ne miniere. Kur kam ikur prej andej i kam thene tim shoqi te me heqin 1000 leke nga rroga ime dhe tua japin atyre.
Ju e quani qyteti i nentokes dhe minatoret njerezit qe nxjerrin krom dhe e bejne partine me te forte e atdheun me te begate. Tani po tregoni qe dolet e shokuar nga ai vend
E shokuar. I kam pare nga afer. Dyzet dite kam jetuar prane asaj miniere edhe ne pus jam futur thelle. Me shoqeronte nje shoku im i klases inxhinier qe kishte studiuar me mua ne Moske Spiro Vllahu. Punoi 25 vjet ne miniere 10 vjet ne Kurbnesh shef i prodhimit. Dhe u persekutua u fut ne burg per absurditete me siguri.
Si iu dukej atyre burrave nje femer me kamere
Ruaj pershtypjet me te mira nga Kurbneshi. Nje roje ne miniere me thoshte Shiko Mare se Mare me thoshte eshte nje gje e madhe qe ti nje grua urdheron 4-5 burra ne nje kohe qe ketu ne gryke te Kurbneshit nuk vjen burre pa arme.
Ate kohe kam fjetur ne kullat e malesoreve sepse nuk kishte hotele turistike.
Dokumentari portret per Farfuri Zijaim duket i orientuar i kerkuar.
Shiko ne Kinostudio kur behej plani vjetor na kerkonin temat tona te dashura. Une kam bere 100 filma per Tefta Tashkon Odise Paskali Skenderbeun ajupin Riza Ceroven per 1912-en per 1924-en. Por kishte dhe filma me porosi. Per reportazhin nga Kurbenshi morem nje lajm nga gazeta qe kishte shperthyer nje prodhim. Shkuam me skenaristin Muharrem Skenderi ne Kurbnesh pame gjendjen na pelqeu dhe beme filmin.
Kurse per Farfurijen nje shoqja ime zevendes/presidente e gruas me thote Marianthi mund te behet nje film interesant per nje mjeke qe ka lene spitalin. Ajo kishte shkuar ne nje vend te humbur ndermjet Tiranes dhe Elbasanit ne gryke ne Kllojke. Kishim rekomandim e nje te madhi i cili ishte habitur qe kjo grua e re punonte ne ato ane. shte heroizem.
Po kujtojme per lexuesin dicka nga skenari. Farfurija takon nje bareshe e cila ndersa tjerr lesh pershendoshet me te rene dhe e pergezon per ndihmen qe u jep fshatareve Ti duhet te jesh komuniste moj bije Skema eshte e krejt e zhveshur kjo vajze nuk doli vullnetare as ngaqe kishte partine ne zemer as se ishte komuniste por nje arsye njerezore duhej te kishte. Ju vjen keq qe nuk keni folur edhe per kete
Se pari ajo shkoi vullnetare sepse ishte fryma e asaj kohe. E dyta ne kendveshtrimin e sotem une do ta beja ndryshe dokumentarin. Ju pate edhe ca skena lirike ajo ishte beqare 30 vjec.
Kjo ndihet.
Neve mund te futeshim ne jeten e saj private por keto nuk mund ti benim dot. Ne perpiqeshim ti benim njerezore keto personazhe aq sa na lejohej.
Si e gjykoni produktin kinematografik te Kinostudios dhe ne vecanti te brezit tuaj qe studiuat ne Moske
Ne beme maksimumin e mundshem si intelektuale qe ishim si profesioniste qe ishim te zbusnim sa te mund te ishte e mundshme. Mos harroni kishte censure dhe autocensure dhe me e rrepta ishte autocensura sidomos ne filmin dokumentar. Ne e dinim ne ruheshim. 30 vjet ne pune une nuk kam asnje verejtje se dija cfare kerkohej. Ne kemi qene edhe solidare e mbronim njeri-tjetrin aq sa mund te mbrohej.
Ishit korrekt me politiken po keni ndjere ndrydhje
Si se kemi ndjere ne dridheshim.
Megjithate i vetmi dokumentar i ndaluar qe permendet ishte Mjekja e fshatit. Per motive te dobeta thoni ju
Filmi eshte ndaluar per arsye banale.
Pse kaq pak femra kineaste ne Shqiperi
Une them se ecem perpara. Mbas meje erdhi e paharruara Xhanfise Keko. Shkollen e larte e kisha mbaruar per regjisore. Mua me therrisnin per te bere film artistik por une skisha kondita. Me nje vjeherr 85 vjece te semure. Kisha burrin me pune te rende dy femije ne rritje radhet e monizmit.
Me jeten si gjithe grate...
Patjeter me radhet e monizmit ne dy te nates per qumesht. Me filmin artistik shkoje 4 muaj jashte ndersa me filmin dokumentar shkoja 4 jave dhe kthehesha ne shtepi laja hekurosja. Punonim me kondita te renda stresante.
E ndiqni kinemane sot
Sot eshte krejt nje hapesire tjeter ka liri mendimi liri te foluri liri veprimi. Duhet ta duash heroin tend. Profesori im ne vitet e studimit ne Moske thoshte nje dokument nje fotografi nje fakt flet me shume se loja e aktorit me te madh.
Une jam marre vetem me film arkivin kam 20 vjet qe kam dale ne pension. Vleresohem nga miqte nga shoket.
Arkivi nxjerr dokumentaret e regjisoreve
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit nisi dje Muajin e Gruas kushtuar dokumentaristikes nga autore femra. Java e pare u hap me tre filma dokumentare te Artistes se Merituar Marianthi Xhako Qemo Qyteti i 1000 dritareve 1959 nje dokumentar me te cilen Xhako mbrojti diplomen ne BS si edhe Reportazh nga Kurbneshi 1967 dhe Mjekja e fshatit 1975 ku Xhako ka bashkepunuar me skenaristen Vllasova Musta dhe montazhieret Manushaqe Halili e Shefiqare Basha.
Marianthi Xhako regjisore e filmave kronikale dhe dokumentare lindi ne Berat me 2 nentor 1936. Kreu studimet e larta ne Institutin Kinematografik VGIK ne Moske per regjisore filmash dokumentare se bashku me regjisoret Viktor Gjika e Dhimiter Anagnosti. shte regjisorja e pare dokumentariste me arsim te larte profesional ne kinematografine shqiptare. Gjate karrieres se saj realizoi rreth 60 filma dokumentare.