Ndihma ekonomike e deshtuar ne skeme mijera abuzues

Skema e ndihmes ekonomike ka rezultuar e deshtuar. Pervec faktit se masa e ndihmes ekonomike NE-ja eshte aq e paperfillshme se nuk mjafton per te perballuar as nevojat me elementare per mbijetese kjo skeme eshte shoqeruar me nje sere abuzimesh. Ne komisionin e Parlamentar te eshtjeve Sociale dhe Shendetesise u diskutua projektligji Per Ndihmen Ekonomike dhe Sherbimet Shoqerore dhe zv.ministri i Punes dhe eshtjeve Sociale Kastriot Sulka pohoi se ne skeme aktualisht ndodhen mijera familje qe e perfitojne NE-ne ne menyre abuzive dhe ka mijera te tjere te cilet e meritojne per ta perfituar ndihmen ekonomike dhe nuk e perfitojne.
Gjithashtu Sulka shpjegoi disa kategori te reja qe do te futen ne skemen ekonomike. Nderkohe deputetja e PS-se Eglantina Gjermeni kerkoi shpjegime se perse ky projektligj nuk shoqerohet me nje fature financiare se ndihme ekonomike aktualisht eshte e paperfillshme se ligji i ri bie ndesh me decentralizimin dhe se projektligji nuk percakton masen e ndihmes ekonomike per te percaktuar minimumin jetik.
Aktualisht ne skemen e ndihmes ekonomike ndodhen rreth 3 mije familje abuzuese dhe mijera te tjere e kane perfituar ate per vite me radhe ne menyre te padrejte. Kete e pohon vete zv.ministri i Punes Kastriot Sulka i cili pohon se kane qene te pafuqishem per te vendosur rregull ne kete drejtim. Kemi identifikuar familje qe marrin ndihme ekonomike ne menyre abuzive nderkohe qe ka mijera familje te tjera qe e perfitojne dhe nuk e marrin. Kemi lene 141 masa ndeshkimore per punonjesit e pushtetit vendor te cilet kane shkelur ligjin duke futur ne skeme familje qe nuk e perfitojne dhe nuk eshte ekzekutuar asnje mase ndeshkimore - pohon Kastriot Sulka. Sipas tij aktualisht jane 98 mije familje ne skemen e ndihmes ekonomike por kesaj skeme do ti shtohen edhe kategori te tjera.
Ne projektligjin e ri per Ndihmen dhe Sherbimet Shoqerore parashikohen disa permiresime qe synojne garantimin e perfshirjes duke mbeshtetur disa grupe vulnerabel si femijet grate e dhunuara prinderve te cileve u eshte hequr e drejta prinderore apo vuajne denime me heqje lirie. Grupet e favorizuara ne projektligj perjashtohen nga llogaritja e te ardhurave pra do te mbeshteten me me shume te ardhura duke perfituar ndihme ekonomike te plote - thuhet ne projektligj. Nderkohe zv.ministri Sulka shpjegoi se skemes se ndihmes ekonomike pritet ti shtohen konkretisht 1000 jetime 1400 femra viktima te dhunes dhe trafikimit dhe 500 persona te divorcuar.
Deputetet e opozites Projektligji nuk zbut varferine ekstreme
Deputetet e opozites shpjeguan dje se skema me kritere te reja te ndihmes ekonomike nuk zbut varferine ekstreme madje ajo nuk mund te jete efektive nga menyra se si eshte hartuar. Lutem mund te dime perse projektligji Per Ndihme Ekonomike dhe Sherbimet Shoqerore nuk shoqerohet me nje fature financiare. Nje projektligj duhet te kete buxhet ndryshme nuk ka kuptim.
Se dyti personat me aftesi te kufizuara nuk jane perfshire ne kete projektligj dhe se ne projektligj nuk percaktohet masa e minimumit jetik qe duhet te marre nje familje e varfer - tha Gjermeni duke shtuar se llogaritja e llogaritja e varferise ekstreme ne Shqiperi nuk eshte parashikuar ne projektligj nderkohe sipas saj te dhenat e INSTAT tregojne se cdo person i varfer duhet te marre 49 mije leke te vjetra ne muaj nderkohe qe maksimale e nje familje te varfer merr vetem 75 mije leke te vjetra ne muaj e cila ne baze te te dhenave te INSTAT eshte rreth 2 dollare ne dite si dhe per vendimin qe lista e familjeve qe perfitojne asistence te mos hartohet me nga pushteti lokal por nga qeveria.
Gjithashtu edhe deputeti i PS-se Ilir Beqja kritikoi masen e ndihmes ekonomike qe marrin te varfrit duke e quajtur ate qesharake dhe se nuk ploteson as minimumin jetik. Sot me 4230 leke mund te paguash vetem buken dritat dhe ujin pastaj mbarojne leke - pohoi deputeti socialist Ilir Beqja.