Fushaten e nisin ... Ambasadoret

Perfaqesuesit nderkombetare kane nisur nje tur paraelektoral ne te gjithe vendin per zgjedhjet e ardhshme vendore qe priten te zhvillohen me 8 maj. Pas vizitave qe perfaqesuesit e SHBA-ve dhe OSBE-se kane kryer ne Tirane me kreret e politikes ata kane vijuar takimet larg kryeqytetit.
Rendesia e zgjedhjeve te ardhshme vendore apeli i tyre per ti zhvilluar me standardet me te larta ato ka sjelle qe diplomatet e atashuar ne vendin tone te zbresin ne terren per te pare nga afer ecurine e pergatitjeve. Ndersa na ndajne vetem dy muaj nga zgjedhjet e ardhshme lokale perfaqesuesi te OSBE-se dhe te SHBA-ve kane vizituar bashkite kryesore ne vend.
Vetem dy ditet e fundit sekretari i Pergjithshem i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin De Brichambaut ka qene i pranishem ne qytetin e Durresit dhe te Elbasanit. Ne takimet e zhvilluara me Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin perfaqesues te Partise Socialiste eshte diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme vendore.
Nga ana tjeter ambasadori i SHBA-ve ishte i pranishem dje ne Vlore ku zhvilloi takime me kreun e bashkise Vlore prefektin e qarkut Vlore Eduart Velcani si dhe me pas ne kendin amerikan qe ndodhet ne biblioteken e qytetit nga ku komentoi zhvillimet ne Shqiperi. Ne lidhje me ate cka u bisedua me perfaqesuesit e pushtetit qendror dhe vendor ne Vlore Arvizu beri te ditur se ne takimet e tij u bisedua per ceshtje politike per sa i perket kuadrit te zgjedhjeve lokale dhe kuadrit te zones se Vlores.
Por do te doja te thosha vetem nje observim te cilin e kam vene re per sa i perket zgjedhjeve te majit. SHBA-te kane ndjekur dhe mbeshtesin faktin qe eshte shume i rendesishem qe keto zgjedhje te ndodhin ne 8 maj sic e kerkon dhe Kushtetuta shqiptare dhe per mua eshte e rendesishme dhe me shume kuptim ta them kete jashte Tiranes ne Vlore qe nuk eshte kryeqyteti i Shqiperise - deklaroi Arvizu. Ai tha se keto zgjedhje jane nje mundesi per qytetaret qe te zgjedhin drejtuesit e tyre.
Zyrtari i larte amerikan ne vendin tone solli ne vemendje se para 20 vjetesh shqiptaret larguan komunizmin dhe nuk duan ta shohin ate perseri. Populli shqiptar ka fituar te drejten per te zgjedhur drejtuesit lideret e tij.
Dhe e dime dhe jemi te gjithe koshiente qe ka pasur disa probleme dhe me pare ne lidhje me zgjedhjet. Por ja qe dhe ne Amerike kemi probleme - vijoi ambasadori i SHBA-ve. Sipas tij gjeja e rendesishme eshte qe kjo zgjedhje te jene me te mira sec kane qene. Arvizu kerkoi qe zgjedhjet e 2013-es duhet te jene me te mira sec kane qene ato te 2011-es dhe ato vetem duhet te permiresohen dhe te behen me te mira vetem nese njerezit punojne qe ato te jene me te mira. Dhe shqiptaret e meritojne te kete nje zgjedhje.
Dhe une shpresoj qe ju do te keni mundesine te vizitoni faqen e ambasades ne facebook. Javen e kaluar pati nje deklarate per sa i perket ndihmes qe shteti amerikan do tu japi per mbarevajtjen e zgjedhjeve. Gjithashtu do te kete shpallet nje konkurs per sa i perket sloganit me te mire per zgjedhjet e 8 majit - theksoi zyrtari amerikan.
Arvizu Jam i burgosur nga politika ne Tirane
VLOR - Ambasadori i SHBA-ve Aleksander Arvizu mberriti dje rreth ores 1000 ne qytetin bregdetar te Vlores ndersa viziten e tij e nisi me nje takim me kryetarin e bashkise Shpetim Gjika. Pas shkembimit te dhuratave mes tyre zyrtaret nuk i kursyen as batutat Kam dashur te vij shume me shpejt por me duket se jam mbajtur i burgosur nga politika aty - tha Arvizu duke iu drejtuar Gjikes.
Ky i fundit tha se do te ishte shume mire te mbeteshin aty politikanet dhe jo ne. Ndersa Arvizu u pergjigj Nuk do te ish ide e keqe.
Kryebashkiaku vlonjat i dhuroi ambasadorit amerikan nje album me fotografi te vjetra te qytetit te Vlores si dhe stemen e bashkise nderkohe qe Arvizu i dhuroi nje liber me pershkrimet e kopshteve me te bukura te Uashingtonit. Ndersa ne takimin me prefektin e Vlores ambasadori amerikan foli per kendet amerikane te cilat ndodhen bibliotekave te tre qyteteve te vendit Vlore Tirane e Kukes. Ne Vlore kemi nje kend amerikan. Kur vijne qytetaret nuk i pyesim jane te PD-se apo PS-se. Te gjithe jane te mirepritur - komentoi Arvizu.
OSBE Politikanet te vendosin besim tek njeri-tjetri
ELBASAN - Sekretari i Pergjithshem i OSBE Marc Perrin De Brichambaut deklaroi nga Elbasani se mesazhi i tij eshte i njejte per politiken shqiptare Te respektohet Kushtetuta institucionet dhe zgjedhjet.
Ai tha se ka ende kohe per te reflektuar kur mbeten edhe 9 jave nga zgjedhjet e 8 majit. Ne do te jemi te pranishem per te degjuar per te vezhguar dhe per te ndihmuar. shte populli shqiptar ai qe ben zgjedhjen. Palet duhet te fitojne besimin e njeri-tjetrit dhe ne do te presim reflektimin e tyre.
Politikanet me degjuan teksa u thashe qe te ndertojne besimin tek njeri-tjetri. Ju do te shihni ne ditet ne vijim nese ata ja vune veshin fjaleve te mia apo jo - deklaroi De Brichambaut. Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se shprehu gatishmerine e kesaj organizate per te ndihmuar Shqiperine per te garantuar qe zhvillimi politik i vendit te jete ne perputhje me angazhimet e tij ndaj OSBE-se parimet dhe standardet demokratike si dhe me aspiratat e tij per te ardhmen. Pas dy diteve qendrim ne vend ai tha se eshte ende heret te krijoje nje pershtypje per situaten ne Shqiperi.
Perfaqesueset socialiste ne Kuvend kane nisur takimet ne qytetet kryesore per protesten e radhes
Deputetet e PS dere me dere per 8 marsin
TIRAN - Pas udhezimeve te kryesocialistit deputet e Partise Socialiste kane nisur lajmerimet dere me dere per protesten e 8 marsit. Ne qytetin e Durresit deputetet Klodiana Spahiu dhe Ermonela Felaj diskutuan me gra te rastesishme dhe i shpjeguan atyre se pse duhet te protestojne kunder Sali Berishes nen sloganin Grate sot me shume se kurre.
Gjate nje takimi deputetja Spahiu tha se eshte faji i Saliut qe grate vuajne varferine ekstreme dhe papunesine faji i Saliut qe gjuha e pushtetit ka degraduar ne gjuhen e urrejtjes.
Ne daten 8 mars te gjithe ne grate do te protestojme per te drejtat tona ne oren 1100 ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Jeni te ftuara te protestoni per gjithcka ndaj ketij regjimi totalitar. Jeni te ftuara te protestoni per gjithcka qe na ka mbytur per kete korrupsion per kete rritje cmimesh per te gjitha keto padrejtesi qe iu behen grave tona - ftoi ajo grate durrsake.
Ndersa deputetja e qarkut te Beratit Ermonela Felaj theksoi se eshte faji i Saliut qe femijet keqperdoren nga pushteti faji i Saliut qe nenat shqiptare jane veshur me te zeza ndersa femijet kane mbetur jetime faji i Saliut qe 26 shqiptare te ndershem humben jeten ne Gerdec qe 4 heronj u vrane nga Garda e Republikes ne 21 janar. shte shume e rendesishme qe ne daten 8 mars te gjitha grate e Shqiperise me shume se kurre.
Te protestojme ndaj nje qeverie qe i injoron njerezit ne Shqiperi i konsideron njerezit sikur nuk kuptojne sikur nuk degjojne sikur nuk shohin. Besoj se ju do te jeni atje bashke me ne ne oren 1100 ne bulevardin Deshmoret e Kombit - thekoi deputetja socialiste.
Ne ftesen e socialisteve per protesten thuhet se per te gjitha padrejtesite qe po i behen ketij vendi nga ky regjim vrastar dhe te korruptuar ne 8 mars te gjitha grate e Shqiperise do te protestojne ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne oren 11 paqesisht kunder Sali Berishes per nje Shqiperi dhe nje te ardhme me te mire.
Rama ne Koplik Konsensus jo sulme
Ka kerkuar konsensus midis kandidateve per bashkite dhe jo sulme. Edi Rama kreu i opozites ka mberritur mbremjen e kaluar ne Bashkine e Koplikut. Pa pranine e medieve ai ka organizuar nje takim me kandidatet per bashkine ndersa ka kerkuar prej tyre qe te bashkepunojne njeri-tjetrin dhe jo te sulmojne per te fituar kandidaturat.
Rama mesohet tu kete deklaruar kater kandidateve se do te behet nje sondazh ne popull para se te vendoset cili prej tyre do te jete perfaquesi socialist ndersa eshte shprehur se te gjithe ata qe japin kontribut do te shperblehen.
Berisha i kujton Bashes 8 majin
Perhere e me shume forcohen zerat se Ministri Basha do te jete kandidati per bashkine e kryeqytetit edhe pas deklarates se liderit te selise roze i cili ka lene te hapur mundesine per te rikandiduar.
Duke vleresuar rolin e qendres se licencave per bizneset ne mbledhjen e radhes se qeverise shefi i mazhorances duke iu drejtuar ministrit te tij i kujtoi daten e zhvillimit te zgjedhjeve vendore dke u shprehur se 8 maji do te jete edhe fundi i probleme qe ka Tirana.
Imagjinoni ju ne qofte se afati kohor eshte shkurtuar mbi 5 deri ne 6 here pas krijimit te qendres afati kohor ne bashkine e Tiranes per te marre lejen e ndertimit eshte i treti me i gjate ne bote sipas te dhenave te fundit ky afat 383 dite. Sigurisht keto nuk i referohen vitit 2009 i referohen vitit 2008 por kryetari i bashkise qe po iken ka ndertuar shtyllen me te larte te korrupsionit ne Europe dhe me te lartat ne bote.
Fatmiresisht 8 maji po afron dhe zoti Basha a e more vesh qe kane vendosur cadrat para kryeministrise qe ose te japesh doreheqjen ose do te flijohen. Me thane qe po behen gati 5 kandidate ne 5 cadra. Kjo eshte puna e tyre nuk kemi cfare tu bejme - theksoi Berisha.
Nderkohe demokratet do te kene ne zgjedhjet lokale edhe nje aleat te ri PDIU-ne. Kryetari i kesaj force Shpetim Idrizi u shpreh se PDIU mund te afrohet me partine ne pushtet ne kuader te pjesemarrjes ne zgjedhjet lokale. Jemi ne bisedime me Partine Demokratike per nje aleance te mundshme ne zgjedhjet lokale - tha Idrizi.