E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deutsche Telekom prezanton rrjetin e së ardhmes “Network Day”

BERLIN- Rreth 80 vite më parë njerëzit përdornin karroca me kuaj, sot makinat. Dje përdorej posta, sot me një e-mail mund të lidhesh brenda sekondës me anën tjetër të botës. Kur flitet për shoping, edhe dyqani sot vjen tek ne. Kjo falë internetit, por epoka e teknologjisë ofron më shumë, vit pas viti. 

Cfarë na pret më pas? Spitali mund të vijë në shtëpinë tonë dhe jo ne tek pavionet e tij. Dhoma e ndenjes mund të zhvendoset dhe në një sedilje të pasme makine. E gjitha kjo, sepse këtë ndryshim e kërkon njeriu dhe tregu ku ai bën pjesë. 

Pikërisht teknologjia e avancuar e internetit, duke e fuqizuar në fibrat optike, mbulimi mobil me shpejtësi të jashtëzakonshme, cilësi e garantuar test pas testi që do të shtrihen jo vetëm në zyra biznesesh e banesa familjesh, por dhe në makina, trena dhe avionë, janë projektet e së ardhmes që do t’i bëjë realitet, Deutsche Telekome (DT). Është kjo kompania më e madhe telefonike me 144 milionë abonentë në mbarë botën, pjesë e së cilës është dhe operatori celular në Shqipëri, AMC. 

Projektet e së ardhmes nga Gjermania
Projektet e së ardhmes nga Gjermania, ku do të operohet fillimisht, do të shtrihen më pas në gjithë tregjet ku operon Deutsche Telekome. 

Në konferencën "Network Day" në Berlin, DT prezantoi risitë në teknologji që operohen për herë të parë nga një operator telefonik në Europë. “Ne po ndërtojmë rrjetin e internetit të së ardhmes, network-un”, u shpreh Rene Oberman së bashku me Niek Jan van Damme në konferencën që u mbajt në 3 Shtator në Berlin. Deutsche Telekom është duke ndërtuar një performancë të lartë infrastrukturore në Gjermani. Kjo kompani gjigande me 32 milionë rrjete të linjave fikse është e pranishme në rreth 50 shtete dhe ka 231 000 të punësuar në mbarë botën, mes tyre dhe AMC, kompania e parë celulare që operon në Shqipëri. 

Grupi DT ofron shumëllojshmëri shërbimesh, rrjetin fiks, komunikimin celular, internet, produktet IPTV dhe shërbime ndaj abonentëve si dhe zgjidhje ICT për biznesin dhe korporata.

-Shpejtesi e lartë 150 megabit për sekondë në komunikimin celular.
-Linja turbo fikse përmes fibrave optike dhe vektorin, ku pritet që 24 milionë familje të jenë lidhur me fibra optike për vitin 2016.
-Shpejtësi deri në 100 megabit për sekondë do të bëhet e mundur në sajë të vektorit.
-Projekt pilot do të jetë Hamburgu
-Në vitin 2014, DT do të bëjë të mundur zgjerimin e rrjetit në 52 mijë godina në Gjermani. Gjithçka që ka rëndësi më pas është mirëmbajtja e rrjetit. “Askujt nuk do i pëlqente që muzikë në një Spotfy të tingëllonte sikur buron nga një kasetë e vjetër, Ne sjellim cilësi dhe vetëm cilësi”, tha drejtori i DT, Rene Obermann. Obermann theksoi se kompania mund të investojë në Gjermani fuqishëm falë financave të shëndosha dhe solide që Deutsche Telekome gëzon. “Të investosh do të thotë më shumë para tani për t’u fuqizuar, për t’u rritur më shumë nesër”, tha Obermann.
Shpjegimit të kreut të DT iu bashkua dhe Niek Jan van Damme, anëtar i bordit drejtues të DT në Gjermani. Ai shpjegoi 4 strategjitë për zgjerimin e rrjetit në Gjermani. Lidhjet fikse (Fixed line).
-Rrjeti me fibra optike zgjerimi parashikon të mbulojë 65% të popullsisë së Gjermanisë në vitin 2016.
-Mobile: LTE do t zgjerohet duke mbuluar 60% të popullsisë në vitin 2015 me një shpejtësi150 Mbit/sec.
- IP: approx. 1.5 milion abonentë kaluan në IP (Internet Protocol) ku DT ka fituar kualitetin më të mirë të rrjetit falë testeve të kryera në mënyrë të njëpashnjëshme)
- WiFi: Shpejtësi e Lartë e Lidhjes për trenat dhe avionët. Në vitin 2014, 15 linja ajrore do të provojnë WiFi tek avionët e tyre, projekt i DT.

Claudia Nemat: Kemi brand të fortë në Shqipëri
  
Ajo është shefja për Teknologjinë dhe Europën në Deutsche Telekome. Buzëqesh teksa e pyet për Shqipërinë dhe u shpreh shumë e kënaqur me brandin dhe la suprizë zhvillimet e mëtejshme qw presin AMC. “Aktualisht ne kemi një brand shumë të fortë në Shqipëri, dhe jemi të kënaqur për këtë”, thotë ajo.

LTE është projekti që DT e prezanton fuqishëm. LTE është hapi i ardhshëm i evolucionit të UMTS që e njohim ndryshe si (3G) dhe HSDPA (3.5G). Është e vetmja teknologji wireless që ndryshe njihet si 4 G. “Në vitin 2014, në Europë ne do të jemi operatori i parë që do të fusë LTE në të gjitha tregjet tona. Jo sepse jemi të detyruar, por sepse ne dëshirojmë të sjellim performancën më të mirë tek abonentët tanë”. 

Por cfarë sjell LTE? Magjinë në celularin tuaj. Cilësinë më të lartë të internetit me kosto më të ulëta, me shpejtësi më të madhe, shërbime më të përmirësuara. Transparencë dhe siguri të plotë.

Deutsche Telekome nuk jep kurrë të dhënat tuaja tek agjencitë e huaja

Anëtari i bordit për të dhënat private dhe cështjeve ligjore e juridike në DT, Thomas Kremer shpjegoi rëndësinë e besimit në network për kompanitë e biznesit. “Një mesazh i qartë që DT nuk shpërndan kurrë të dhënat e abonentëve të saj për agjenci të huaja. Nuk bashkëpunon me to dhe kjo përfshin gjithë tregjet ku DT bën pjesë”, tha Kremer. 

“PRISM dhe Tempora kanë treguar se shoqëria kërkon një balancë mes sigurisë dhe të dhënave private. Për këtë arsye DT, është mbështet ligjet e reja europiane të mbrojtjes të të dhënave. Një studim më i fundit ka treguar se DT është konsideruar si një nga kompanitë lider në aspektin e besimit të konsumatorëve”.

I gëzuar nga ky rezultat Kremer theksoi se kompania do të punojë shumë për të rritur rezultatet e saj të mëtejshme Si? Nëpërmjet 4 shtyllave. Produkte të sigurta, transparencë dhe informim, analiza dhe paralajmërime të hershme dhe informim të abonentit. Kompania përdor metoda të ëmbla që joshin sulmuesit dhe mëson kështu rreth vendodhjes së tyre gjeografike si dhe metodat e sulmit që ai përdor. Kompania iu dërgon vazhdimisht mesazhe abonentëve të saj duke u treguar se sistemi i tyre është sulmuar. Mesazhe të tilla dërgohen rreth 40 mijë në muaj. Më të ndjeshëm ndaj këtyre sulmeve janë Smartphone, ku brenda një viti, kanë pësuar 300 mijë sulme. 

“Por DT do të vijojë të vendosë standarte për sigurinë sepse ajo gjeneron besim tek abonenti” , theksoi Kremer.

Si do të ndryshojë jeta e njeriut falë teknologjisë së përparuar nga DT
 
Magji do i quaja projektet e së ardhmes teksa dëgjoja shpjegimin e Anëtarit të bordit për T-System, Reinhard Clemens. Sipas tij, ndryshimet në botën e internetit bëjnë të mundur modele të reja biznesi dhe këtë po bën dhe DT për abonentët e saj. 

-Industria e automobilave, DT po sjell HotSpot-in e parë të lëvizshëm. “Të sjellësh dhomën e ndjenjes në makinën tënde”, të krijosh një eksperiencë të vërtetë me shpejtësi të lartë . HotSpot në makinë lejon njerëzit të bëjnë atë që bëjnë realisht në shtëpi, të shohin tv. Kjo teknologji mund të instalohet në elektronikën e makinës dhe të kontrollohet nga timoni.
-Njësia e parë mobile në botë është përdorur në Berlin. Ka një lidhje direkte me spitalin duke e ndihmuar të përgatisë të dhënat për pacientin që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Koha është flori në raste emergjente. Zgjidhja është e mundur, sepse Deutsche Telekome sjell performancën më të mirë. Përshembull ti ke goditje në tru, një tomografi kryhet përmes kësaj ambulance, e cila përcjell të dhënat në kohë reale tek mjekët në spital dhe ata mund të japin mjekimin në çast. Duke marrë mjekimin në çast, ti nuk le sëmundjen të përparojë deri në atë gradë sa më pas të shpenzosh shumë kohë dhe para për ilaçe më tepër, për të rikuperuar veten
- Deutsche Telekome është duke punuar me Agjencinë Europiane të Hapësirës për të transmetuar foto të botës në kohë reale. Të dhënat e saj mund ti aksesojë gjithkush dhe kjo do të ndihmojë njeriun në parashikimin e stuhive, përmbytjeve, uragane e fatkeqësi të tjera natyrore.
-Valixhja inteligjente. Clemens mban në dorë prototipin e kësaj valixheje. Në sajë të teknologjisë në të, pasagjeri mund të gjejë lehtë valixhen nëse humb në aeroport.

Dhe ka të drejtë Deutsche Telekome kur në spotin kryesor përdor shprehjen melodioze ‘Life is for sharing’. 

Fundja dhe ai që shpiku rrotën do të bindej plotësisht sot që karroca si mjet qarkullimi e kreu funksionin e saj dhe iu la radhën makinave të cilat nuk mund të përparojnë pa risitë në teknologji. 

Sot më shumë se kurrë e ardhmja është në dorë të teknologjisë dhe kësaj të fundit i nevojitet një motor i forte, që nuk është askush tjetër veçse rrjeti i internetit që operatorët telefonikë, si DT, i ofrojnë njerëzimit.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›