E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki-moon: Një aksion ushtarak në Siri do ndezë luftën sektare

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon thekson se një aksion ushtarak në Siri do të ketë pasoja të rënda dhe tragjike. 

Ban Ki-moon në një intervistë për Al- Jazera nënvizoi se siria po vuan nga një krizë humanitare e paprecedentë, ndërkohë që një aksion ushtarak do të ndizte luftën sektare.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përgatiten për mundësinë e një goditjeje ndëshkuese kundër Presidentit Bashar Asad, qeveria e të cilit është fajësuar nga opozita siriane për sulmin.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›