E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, qeveria vendos të shpërbëjë Vëllazërinë Myslimane

KAJRO- Qeveria egjiptiane ka vendosur që ta shpërbëjë Vëllazërinë Myslimane të regjistruar si organizatë jo qeveritare. Lajmi konfirmohet nga agjencitë shtetërore të lajmve, teksa theksojnë se vendimi do të bëhet publik javën e ardhshme.  

“Vendimi i ministrit në fakt është marrë, por ai do të bëhet publik në fillim të javës që vjen në një konferencë me gazetarë”, deklaroi Al Akhbar zëdhënës i ministrisë për solidaritet social.

Vendimi ka të bëjë me organizatën qeveritare e cila ishte regjistruar formalisht nga Vëllazëria në mars si përgjigje ndaj një procesi që thotë se lëvizja nuk ka status ligjor. 

Vëllazërisë Myslimane është një nga mbështetësit e forte e cila kërkon rikthimin në pushtet të ish-presidentit Morsi qofte dhe me protesta te dhunshme

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›