Shkoder, nis sot mesimi ne shkollat profesionale e Universitet
SHKODER- Nis sot mësimi në shkollat e mesme profesionale të Shkodrës dhe Universitetin Luigj Gurakuqi , konviktet e të cileve ishin zënë nga banorët e përmbytur. MASH bëri të ditur ne fundjave se konviktet e shkollave të mesme profesionale të Shkodrës, përkatësisht Shkolla Industriale, Shkolla Pyjore, Shkolla Teknologjike, Shkolla e Veterinarisë Shkolla Artistike si dhe konvikti i studenteve , janë tashme te lira pas heqjes prej andej te banoreve te zonave te permbytur dhe akomodimin e tyre ne nje tjeter ambjent. Ishte ministria ajo qe vendosi pezullimin e mesimit per keta nxenes dhe studente pas permbytjeve ne shkoder. Me daten 2 janar Mash u erdhi ne ndihme familjeve te permbytura duke liruar ambjentet dhe vene ne dispozicion te familjeve te permbytura.(s.g/balkanWeb)