E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, s?merren masa për përmbytjet

Pavarësisht premtimeve te qeverise për te marre masa urgjente për rikonstruksionin e argjinaturave mbrojtëse ne zonën e Shkodrës, deri tani nuk është bere asnjë ndërhyrje. Edhe pas largimit te ujit nga përmbytja me e fundit, ato janë ne gjendjen e mëparshme. Argjinatura e fshatit Samrisht te komunës Dajc, një nga zonat me te prekura nga përmbytja, ndonëse ishte e para për te cilën u dha fondi për tu riparuar, puna nuk ka nisur ende. Kryetari i komunës, Arben Gjuraj, konfirmon se për rikonstruksionin e saj janë akorduar 2 milion leke dhe sipas tij, punimet kane filluar. Por ne terren situata flet ndryshe, pasi nuk ka asnjë shenje për nisje punimesh. Te shqetësuar banoret e zonës kërkojnë ndërhyrje ne argjinatura, pasi i tremben një përmbytjeje tjetër. Edhe ne fshatrat e Velipojës nuk kane filluar punimet për forcimin e argjinaturave. Mësohet se ne fshatin Ças dhe Luarz është hedhur një sasi dheu mbi argjinatura, por nuk janë realizuar plotësisht punimet qe mund te zgjidhin tërësisht problemin. Pritat mbrojtëse përbri lumenjve ne Shkodër janë ndërtuar 40 vjet me pare dhe qe prej atëherë mbi to nuk është kryer asnjë investim. Mosmirëmbajtja e argjinaturave është një nga arsyet e përmbytjeve te shpeshta ne zonën e Shkodrës.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›